AMA takim me ekspertët, Sami Nezaj: Përdorimi i shqipes në media në kushte emergjence

'Përdorimi i gjuhës shqipe në media është në kushte emergjence’. Kështu u shpreh zëvendëskryetari i AMA Sami Nezaj, në fjalën e mbajtur gjatë takimit me ekspertët e gjuhës shqipe në tryezën e diskutimit për respektimin e standardit të shqipes në transmetimet audiovizive. Nezaj përmendi dhe arsyet e mbledhjes së kësaj tryeze.

Nisma e ndërmarrë nga ama për ta forcuar ose sjellë në kujtesë të operatorëve audiovizivë këtë çështje dhe këtë problem në fakt është goxha e guximshme për shkak se përdorimi i gjuhës shqipe sot po ndikohet shumë edhe nga kultura e sms-ve në media. Gjuha letratre po pëson defiçenca të mëdha në përdorim, çfarë së pari bie në kundërshtim me rregullat e drejtshkrimit të shqipes, por edhe me disa kode të rëndësishme që ne kemi vendosur

Sami Nezaj

Kodi i transmetimit është një arsye më shumë e mbështetur nga AMA për të risjellë në vëmendje respektimin e gjuhës shqipe në media.

Në kuadrin ligjor të AMA, është i përfshirë si kusht përdorimi i gjuhës shqipe sipas standardeve. Para pak kohësh ne kemi miratuar kodin e transmetimit të autoritetit të mediave audiovizive, ku thuhet saktësisht se të gjitha transmetimet audiovizive duhet të respektojnë standardin letrar të gjuhës shqipe

Sami Nezaj

Pedagogia Linda Mëniku dhe eksperti Zimo Krutaj paraqitën për të pranishmit dy prezantime në të cilat dhanë shembujt e gabimeve të shkrimit të gjuhës shqipe në media.

Një nga rregullat e gjuhës shqipe është shkrimi i ë-së në ato fjalë që janë të prejardhura apo të përbëra. Ju mund të shikoni raste nga shumë media, ku mospërdorimi i shkronjës “Ë” të madhe sjell pastaj ndryshime dhe të kuptimeve të fjalëve

Linda Mëniku

Kur flasim për fjalë të huaja dhe kjo është dukuria e parë që kemi menduar të evidentojmë nuk është fjala për ato fjalë të huaja, të cilat kanë hyrë në shqipe, janë pjesë e të folurës së shqipes, se shqipja është bërë me huazime. Në qoftë se themi “Botërori pa bufon, siç është titra në ekran do të thotë që botërore është pa një palaço, për një që nuk e di që botëror është emër dhe duhet të shkruhet “Botërori pa Bufonin

Zimo Krutaj

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ahah: 19/04/2018 17:46

    Nje artikull shume i gjetur. Me vjen keq qe interesimi i lexuesve per kete teme pasqyrohet ne mungese komentesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pr/ligji për prefektin kalon në Komisionin e Ligjeve, Opozita: Doni të kontrolloni prefektin që emëroni vetë! Rithemelimi deklaron votën kundër

Pr/ligji për prefektin kalon në Komisionin e Ligjeve, Opozita: Doni të kontrolloni prefektin që emëroni vetë! Rithemelimi deklaron votën kundër