Ambasada Italiane shpall tre fituesit e Çmimit “Musine Kokalari”: Stela Peraj, Dea Qallimi, Kostandina Sidheri

Në një ceremoni të thjeshtë, Ambasada e Italisë, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë Italiane në Shqipëri ka vlerësuar këtë të mërkurë me Çmimin “Musine Kokalari”, nxënësit më të mirë maturantë të tre seksioneve dygjyhëshe: “Ismail Qemali” në Tiranë, “28 Nëntori” në Shkodër dhe “Themistokli Gërmenji” në Korçë. 
Ceremonia e dhënies së çmimit u zhvillua në datën 27 qershor në Rezidencën e Ambasadorit të Italisë, në prani të Institucioneve, të trupës së mësuesve të Shkollave, të Universiteteve shqiptare, të përfaqësuesve të kulturës dhe të shoqërisë civile shqiptare. Tre nxënësit fitues janë Stela Peraj nga Shkodra, Dea Qallimi nga Tirana dhe Kostandina Sidheri nga Korça. 


Çmimi mban emrin e Musine Kokalarit sepse ajo ishte e para intelektuale, shkrimtare dhe poete shqiptare e ‘900-s, e ndjeshme ndaj çështjeve të gruas. U u diplomua në Romë, në vitet 1938 – 41, pranë Universitetit La Sapienza. Pasi kthehet në Atdhe dhe angazhohet në ndërtimin e një Shqipërie të re, persekutohet nga regjimi komunist dhe privohet nga liritë themelore deri në largimin e saj nga jeta në vitin 1983.

"Me një vështrim te mprehte mbi realitetin shoqëror dhe politik, si dhe mbi gjendjen e gruas, edhe fale formimit ne Universitetin La Sapienza ne Rome, Musine Kokalari është një grua qe luftoi për drejtësi dhe lirinë ne Shqipëri, duke sakrifikuar edhe jetën e saj. Prandaj do te donim te përfaqësonte per ne dhe per te rinjte nje model kuraje dhe angazhimi civil", tha Ambasadori Alberto Cutillo gjate aktivitetit.
Në edicionin e dytë të këtij çmimi , shpërblimi do të jetë një udhëtim studimor dhe argëtues në Como, si dy ditë formimi intensiv mbi komunikimin institucional dhe integrimin europian të organizuara nga Universiteti E-campus, i cili do të ofrojë dhe qëndrimin pranë campus-it të Novedrate-s si dhe një vizitë kulturore në qytetin e Milano-s.
Dhënia e Çmimit u realizua falë pjesëmarrjes së Universitetit E-campus, Eco Tirana sha, Etea Group srl dhe Cotonella/Shqipëria Trikot shpk, të cilat ndihmuan në sponsorizimin e aktivitetit. 
Tre nxënësit fitues: Stela Peraj, Dea Qallimi dhe Kostandina Sidheri, u përzgjodhën në bazë të notës në provimin e gjuhës italiane (9/10 dhe 10/10) dhe të vlerësimit nga ana e mësuesve, të cilët morën parasysh jo vetëm ambiciet e nxënësve për të ndjekur studimet e gjuhës italiane, por edhe sjelljen e tyre përgjatë gjithë vitit. 
Në bazë të kësaj përzgjedhjeje, fituesit u shpallen nga një Komision i përbërë nga Koordinatori i veprimtarive kulturore të Ambasadës së Italisë, Carlotta D’Amico, nga Sekretari i Përgjithshëm Dhomës së Tregtisë Italiane në Shqipëri dhe nga mësuesja e gjuhës italianë në shkollën Ismail Qemali, Pisana Grossi.

Nxënësit fitues, të shoqëruar nga një mësuesi shqiptar, do të nisen për një periudhë të shkurtër studimore dhe argëtuese e cila parashikon një vizitë në Como, dy ditë formimi intensiv mbi komunikimin institucional dhe integrimin europian të organizuara nga Universiteti E-campus, i cili do të ofrojë dhe qëndrimin pranë campus-it të Novedrate-s si dhe një vizitë kulturore në qytetin e Milano-s. Nxënësit e përzgjedhur si ndër më të mirët, por që nuk u shpallen fitues, u pajisen me një çertifikate merite dhe me një libër për shkrimtaren.


//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

SHBA e BE dënojnë në bllok dhunën në protestën e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës

SHBA e BE dënojnë në bllok dhunën në protestën e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës