Ambasadori gjerman për korigjimin e kufijve: Përgjigja e Merkelit ishte e qartë

Ambasadori gjerman për korigjimin e kufijve: Përgjigja e Merkelit ishte e qartë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christain Heldt

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christain Heldt ka thënë se kancelarja gjermane Angela Merkel ka qenë e qartë në deklaratat e saj lidhur me korrigjimin e kufijve.

Mendoj se ky kontinent ka parë mjaft sa i përket kufijve në shekujt e kaluar. Pra, le të përpiqemi të përmirësojmë jetën e qytetarëve dhe mos të përpiqemi të zgjidhim ndryshimet kufitare. Unë mendoj se këto kohë kanë kaluar njëherë e përgjithmonë.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christain Heldt

Krahas çështjes së kufijve, diplomati gjerman ka folur edhe për liberalizimin e vizave. Duke treguar mbështetjen e qartë të Gjermanisë, ai refuzoi të japë një datë të saktë se kur kosovarët do të lëvizin lirshëm drejt vendeve evropiane.

Unë jam jashtëzakonisht hezitues për të folur për datat e sakta, për proceset që unë nuk mund t’i kontrolloj, kështu që unë do të thosha se po, unë absolutisht shpresoj se sa më shpejt, aq më mirë. Kjo kërkesë nga Kosova si vendi i vetëm në kontinent, ku veçanërisht të rinjtë nuk janë në gjendje të udhëtojnë dhe të zbulojnë Evropën së cilës ata duhet t’i bashkohen, nuk është një gjendje e kënaqshme. Ky është një proces ku nga pala kosovare janë përmbushur kushtet në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian dhe tani duhet të kalojmë nëpër procese në Bruksel dhe në kryeqytetet e shteteve anëtare, pasi Këshilli duhet të reflektojë mbi rekomandimet e Komisionit.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christain Heldt

Komentet e tij lidhur mbi dy çështjet më aktuale në Kosovë kanë ardhur pas nënshkrimit të marrëveshjes me Ministrinë e Financave të Kosovës, për krijimin e vendeve të reja të punës në bujqësi me vlerë prej 6.5 milionë euro.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të