Ambasadori i BE, Luigi Soreca: Reforma zgjedhore kyç për integrimin, partitë politike të punojnë bashkë

Ambasadori i BE, Luigi Soreca: Reforma zgjedhore kyç për integrimin, partitë politike të punojnë bashkë

Mund të konsiderohet si deklarata e parë e bërë për çështjet e brendshme politike në Shqipëri nga ana e ambasadorit të ri të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Soreca ka zgjedhur ti kujtojnë politikës shqiptare se reforma zgjedhore është kyçe për Shqipërinë, në rrugën e saj të anëtarësimit në BE, duke shtuar se i takon forcave politike të punojnë së bashku për këtë reformë në bazë të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it.

"Reforma zgjedhore është kyç për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, siç edhe u theksua në konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian qershorin e kaluar. Ne presim që partitë politike të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, duke u angazhuar në mënyrë gjithëpërfshirëse për të trajtuar rekomandimet prioritare të OSBE-ODIHR-it"

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca

Ambasadori vlerëson punën e Komisionin Parlamentar Ad-Hoc, ndërsa kërkon që ndryshimet në ligjin zgjedhor të bëhen përparqa zgjedhjeve të vitit 2019.

"Në Komisionin Parlamentar Ad-Hoc është bërë një punë shumë e mirë për reformën zgjedhore. Këto përpjekje duhet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, me ndryshime në ligjin zgjedhor, të miratuara në kohën e duhur para zgjedhjeve vendore të vitit 2019"

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota