Ambasadori rus, Karpushin: Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Moskës në një moment jo të lehtë

Ambasadori rus, Karpushin: Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Moskës në një moment jo të lehtë

Ambasadori i Rusisë në Tiranës, Aleksandër Karpushin

BERAT - Gjatë një takimi kulturor të organizuar mesditën e sotme në qytetin e Beratit, ambasadori rus në vendin tonë, Aleksandër Karpushin, ka deklaruar se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë kanë ende shumë probleme. Karpushin është shprehur se edhe pse Rusia dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të hershme, të bazuar në miqësi dhe respekt reciprok, aktualisht po kalojnë një periudhë jo të lehtë, atë të rivendosjes së lidhjeve dy-palëshe mes tyre e cila ishte ndërprerë për gati 30-vjet.

Sipas Karpushin, ky proces fatkeqësisht është shumë i ndadaltë, sidomos në fushën ekonomike dhe tregtare, ndërkohë që në fushën kulturore dhe humanitare bashkëpunimi mes dy vendeve po zhvillohet në mënyrë mjaft dinamike.

Mjafton të vizitosh një librari në Shqipëri dhe shihet qartë që 30% e librave që janë në shitje janë përkthime të veprave bashkëkohore dhe klasike të letërsisë ruse. Shqiptarët e duan këngën ruse dhe në Shqipëri këngët ruse u bënë të njohura gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur partizanët shqiptarë luftonin kundër fashizmit, prandaj u bën edhe shumë popullore këngët ushtarake, ndërkohë që romancat dhe ariet operistike janë bërë edhe pjesë e repertorit të artistëve më të famshëm shqiptarë.

Aleksandër Karpushin, ambasador i Rusisë në Tiranë

Sipas ambasadorit Karpushin, ka qenë kënga ruse ajo që i ka lidhur bashkë të dy popujt tanë dhe ka shërbyer për intensifikimin e raporteve midis tyre dhe kërkesa e lartë për veprat e autorëve rusë ka bërë të mundur formimin në Shqipëri të një pleiade përkthyesish të mbrekullueshëm. 

Deklarata e ambasadorit rus, Aleksandër Karpushin, është bërë gjatë një aktiviteti të organizuar në Bilbliotekën “Vexhi Buharaja” të qytetit, ku ai ishte i pranishëm në promovimin e librit “Këngë Ruse”, të profesorit beratas, Miltjadh Bode, njëkohësisht ish-ambasador i vendit tonë në Poloni dhe Korenë e Veriut.

Në lidhje me librin, ambasadori Karpushin ka pohuar se në këtë vepër voluminoze me 800 këngë ruse të përkthyera në shqip, jo vetëm që pasqyrohet pjesa më e madhe e historisë së këngës ruse por edhe dashuria e shqiptarëve për kulturën dhe për letërsinë ruse.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite