Ambasadori Soreca në Shkodër: Integrimi i romëve dhe egjiptianëve, kusht për integrimin e Shqipërisë në BE

Ambasadori i BE në Shqipëri nuk ka pranuar të flas për tema të tjera përveç çështjes së komunitetit rom dhe egjyptian, duke qenë i pranishëm në inaugurimin e qendrës multifunksionale për këtë kategori në qytetin e Shkodrës.

Ai është shprehur se ky është një hap shumë i rëndësishëm për përfshirjen e tyre në shoqërinë shqiptare ngelet kusht i Bashkimit Europain, për të plotësuar kriteret për integrimin e vendit

Është një udhëtim i gjatë. Ne jemi këtu në këtë qendër për të mbështetur të rejat dhe të rinjtë rom dhe egjiptian si pjesë të një prioriteti që është vendosur së bashku me qeverinë shqiptare për integrimin në Bashkimin Europian dhe me këtë rast i bëjmë sërish thirrje dhe i kërkojmë autoriteteve për çdo gjë të bashkëpunojmë së bashku për të mundësuar integrimin e romëve dhe egjiptianëve.

Luigi Soreca, ambasadori i BE në Shqipëri

Ambasadori i BE Luigi Soreca, gjatë fjalës së tij theksoi se ky është një hap pozitiv, por Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë për mbështetjen e kësaj kategorie.

Sigurisht që mbështetja jonë si Bashkim Europian është e kushtëzuar në lidhje me progresin e këtyre prioriteteve që i kemi vendosur qeverisë së Shqipërisë dhe patjetër që mbështetja jonë financiare nuk është e pafund, do jetë e kushtëzuar edhe ajo dhe do të varet nga niveli i marrjes përsipër të qeverisë kundrejt këtyre angazhimeve dhe prioriteteve të përbashkëta.

 Luigi Soreca, ambasadori i BE në Shqipëri

 

Ambasadori i BE ishte në Shkodër, ku mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të qëndrës multifunksionale për komunitetin Rom dhe Egjiptian, një investim i Bashkimit Europian në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Fredi Beleri dhe Greqia, Rama: S'negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër

Fredi Beleri dhe Greqia, Rama: S'negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër