Ambasadori Sylë Ukshini: Dikur ndiqja Radio Tiranën fshehurazi regjimit serb, s’e mendoja se do kishim Ambasadën e Kosovës

Ambasadori Sylë Ukshini: Dikur ndiqja Radio Tiranën fshehurazi regjimit serb, s’e mendoja se do kishim Ambasadën e Kosovës

Ambasadori i Kosovës, Sylë Ukshini në 'Rreze Dielli'

Ambasadori i Kosovës, Sylë Ukshini ka rrëfyer sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV emocionet e tij si përfaqësuesi më i lartë i shtetit të Kosovës, një realitet të cilin as nuk e imagjinonte dot në rininë e tij të hershme kur dëgjonte ilegalisht Radio Tiranën. Ukshini shpjegoi gjatë bisedës në studio se as nuk e besonte që do mund ta përjetonte një ditë krijimin e shtetit të Kosovës. 
 

Meqë mes 2 luftrave botërore ne nuk kemi pasur të drejtë të deklarohemi as shqiptarë dhe as të shkollohemi si shqiptarë. Tek vitet 60' edhe më vonë është intensifikuar kultivimi i gjuhës shqipe, por gjithsesi referencë kemi patur Shqipërinë. Ne si studentë kemi qenë "Brezi i Republikës" , se kemi protestuar për Republikën dhe ndiqnim Radio Tiranën në kuptimin ilegal , sepse ajo jepte një lloj mbështetje. Ne nuk e kuptonim sa mund të jetë ajo e fuqishme , por kur je me një hall, kur je me një situatë mjafton çdo zë që të jetë , ti e përshëndet. Kishim edhe libra të Shqipërisë, pavarësisht se nuk lejoheshin . Disa lejoheshin si Kadare , Dritëro Agolli, por kishte libra historikë që nuk lejoheshin. Të më thoshin në atë kohë, ulu dhe thuaj dëshirat e tua, unë nuk kisha ditur ta projektoja që këtë ditë do të kemi Ambasadën e Kosovës, që unë do të jem në krye të saj. Nuk e kisha menduar që do jemi 2 shtete . Nuk e kam besuar që unë do ta përjetoj aq shpejt bërjen e lirë të shtetit të Kosovës.

Sylë Ukshini, Ambasadori i Kosovës në Shqipëri

Ukshini tha se brenda një periudhe shumë të shkurtër prej 20 vjetësh në Kosovë kanë ndodhur ngjarje që jo çdo brez ka fatin ti përjetojë. 

Janë 100 vjet përpjekje dhe është ngjarje që nuk e përjeton çdo brez. Psh. vetëm unë kam përjetuar autonominë, zhbërjen a autonomisë , okupimin klasik, luftën , intervenimin në Nato, administrimin ndërkombëtar dhe shpalljen e Pavarësisë. Brenda 2 dekadave janë ngjarje që nuk janë menduar të ndodhin brenda një shekulli , dhe në momentin kur është shpallur Pavarësia e Kosovës unë kam një citat nga arkivi i Vjenës që thotë : Në momentin që e ka pushtuar Serbia Kosovën në tetor -nëntor 1912 vjen Paria e Pejës, në Konsullatën Austro - Hungareze në Mitrovicë, shkruhej: kur do të na ndihmojë Austro- Hungaria për tu çliruar nga Serbia. Ky refren më është sjellë në kokë në momentin që është shpallur pavarësia dhe i kam bërë pyetje vetes , Sa rrugë e gjatë. Kur themi "Sa rrugë e gjatë ", mendoni sa sakrifica janë bërë. 

Sylë Ukshini, Ambasadori i Kosovës në Shqipëri

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kemi gjetur Altin Lalën e ri', kush është lojtari që debutoi me Kombëtaren U-21 dhe u vlerësua nga trajneri

'Kemi gjetur Altin Lalën e ri', kush është lojtari që debutoi me Kombëtaren U-21 dhe u vlerësua nga trajneri