Ambasadorja e BE: Drejtësia e re nuk ka kthim pas, jeni të duruar, do të vijë ndryshimi

TIRANE-Në Pallatin e Kongreseve është prezantuar nisja e projektit EURALIUS V, që synon konsolidimin e sistemit shqiptar të drejtësisë. Të pranishëm kanë qenë ambasadorja Romana Vlahutin, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Christian Lange nga Ministria Federale Gjermane e Drejtësisë.

Diplomatja e misionit të BE në Tiranë Vlahutin është shprehur se pas reformës në drejtësi pritet një ndryshim themelor, nga lufta kundër korrupsionit te zbatimi i të drejtave të njeriut.

Me asistencën e EURALIUS, BE do të japë një ekspertizë mjaft të mirë për të drejtat e njeriut, por edhe luftën kundër korrupsionit në vend për të bërë Shqipërinë një vend me të drejta të barabarta për të gjithë. Reforma në Drejtësi është një instrument i mirë për sigurinë dhe le të besojmë që ndryshimi është i mundur, duhet durim. Nuk ka kthim pas, sistemi i drejtësisë është një realitet dhe ne jemi të duruar për të pritur ndryshimin për të ardhmen.

Romana Vlahutin

Misioni EURALIUS V, më përfaqësues nga disa vende të Bashkimit Europian do të asistojnë organet e reja të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 13/06/2018 15:11

    E nderuar zonja Vllahutin,me duket se ka ardhur ora per te pare peshkaqenet tek ''shtate penxheret'' dhe konfiskimin e pasurive jo legale te tyre.

    Përgjigju
  • Qoqja: 13/06/2018 14:51

    Zonja ambasadore tani nuk i besoni as vete ate qe thoni .keni then shum por nuk oam asgje dhe ambasadori LU foli shum por e mbylli me gezim me nje valle Shqiptare me PRESIDENT BAFTJARIN .Dhe e mbyllet mire me strehimin e Kryeprokurorit .Mos harro zonje je e akuzuar boterisht nga KUCEDRA SALU por nuk u prononcove fare ..TE FALA KRYEPROKURORIT qe ju strehoni .THEMRA E AKILIT E KORRUPSONIT SHQIPTAR .

    Përgjigju
  • Pirdh pirdh: 13/06/2018 13:46

    Pir dh pir dh

    Përgjigju
  • " Drejtesia e re ": 13/06/2018 12:15

    Kishim besim tek ju, jo tek komisioneret, po me sa duket dhe ju si BE vec punesoni njerezit tuaj me super paga, me vila e shkolla mijra euro falas per femijet tuaj, dhe te gjitha keto i shtoni ne listen e "ndihmes per Shqiperine", pastaj beni dhe listen per permbushjen e kushteve per te hyre ne BE. Nje gje keni te drejte, kur nuk duan vete shqiptaret, pse ta vrisni mendjen ju...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Studio Live'/ Bandat e Lushnjes, Softa: Laert Haxhiu akuzohet për vrasje që 18 vjeç! Gazetarja: Saga nuk ka përfunduar

'Studio Live'/ Bandat e Lushnjes, Softa: Laert Haxhiu akuzohet për vrasje që 18 vjeç! Gazetarja: Saga nuk ka përfunduar