Ambasadorja franceze: Koha ikën shpejt, nuk ka negociata nëse nuk plotësoni detyrat

Ambasadorja e Francës në Tiranë Christine Vasak ka bërë apel nga Korça për bashkëpunim mes shumicës dhe opozitës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, pasi nëse nuk do të zbatohen të gjitha rekomandimet nuk do të ketë hapje të negociatave në qershor 2019.

“Nuk do të ketë hapje të negociatave për anëtarësim nëse nuk i merrni seriozisht konkluzionet e Këshillit të 26 qershorit. Jo vetëm me fjalë por duhet të zbatohen në praktikë. Qeveria dhe opozita e dinë këtë gjë, koha ikën shpejt” deklaroi diplomatja franceze në Tiranë.

Franca ishte mes vendeve skeptike që nuk pranuan hapjen e negociatave në qershor të këtij viti, ndërsa kërkuan plotësimin e disa detyrave. Qeveria shqiptare është optimiste për hapjen e procesit të negociatave për integrimin në BE në qershor të vitit 2019.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • berti: 21/10/2018 22:51

    o moj franca dinake prap po e nxjerr koken si shteti me antishqiptar ne be bashke me hollande

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet