Ambasadorja Haley: SHBA ka prova për sulmin kimik në Siri

Ambasadorja Haley: SHBA ka prova për sulmin kimik në Siri

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prova që vërtetojnë se, sulmi në Siri është kryer me armë kimike. Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, është shprehur sot në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork se, forcat qeveritare të presidentit sirian Bashar-al-Assad, kanë përdorur armë kimike të paktën 50 herë përgjatë konfliktit shtatë vjeçar.

Ajo akuzoi presidentin sirian se po përpiqet të eliminojë kundërshtarët me këto armë, dhe se me këto akte, si dhe me sulmin në Salisbury kundër ish-agjentit rus, sipas saj, Asad po përpiqet që armët kimike të përdoren rregullisht. Ambasadorja amerikane shtoi se komuniteti ndërkombëtar nuk mund ta lejojë një gjë të tillë, shkruan Zëri i Amerikës.

Ajo iu drejtua edhe Rusisë, duke e akuzuar këtë të fundit si shkatërrimtare të mekanizmave ndërkombëtarë të verifikimit, dhe si dorë ndihmëse e Sirisë për të fshehur gjurmët. Për të analizuar sulmin me armë kimike si dhe përgjigjen e SHBA-së ndaj këtij akti, Haley tha se administrata amerikane po zhvillon mbledhje të njëpasnjëshme./Dita/
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!