POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Amerikanët përzgjedhin si gruan më të admiruar në botë Michelle Obamën

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama është përzgjedhur nga amerikanët si gruaja më e admiruar në botë. Sipas një sondazhi të ri i Gallup, Michelle Obama është gruaja e parë  përveç Hillary Clinton-it e cila përcaktohet si e tillë nga amerikanët në 17 vjet.

Michelle fitoi me një diferencë të madhe në sondazhin e këtij viti. Ndërsa në tre sondazhet e mëparshme, ajo renditej e dyta pas ish-sekretares së shtetit dhe ish-zonjës së parë Hillary Clinton.

Në vend të dytë u rendit personaliteti televiziv, Oprah Winfrey, pasuar nga Hillary Clinton dhe Zonja e Parë e SHBA-së, Melanie Trump. Mbretëresha Elizabet e Britanisë u rendit e pesta, pasuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Sa i takon listës së burrave më të admiruar në botë, ish-presidenti Barack Obama u rendit për të 11-in vit me radhë në vend të parë, duke kaluar kështu pasardhësin e tij, presidentin Donald Trump,i cili u rendit i dyti për të katërtin vit radhazi. Ish-Presidenti George W. Bush u rendit i treti dhe Papa Françesku në vendin e katërt.

a.s.
Komento