AMF takim me BB, fokus diskutimi tregu i kapitaleve

AMF takim me BB, fokus diskutimi tregu i kapitaleve

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Z. Ervin Koçi priti në një takim përfaqësues të misionit të Bankës Botërore gjatë vizitës së tyre në vendin tonë.
Në këtë takim u diskutua në lidhje me ecurinë e projektit për forcimin e kapaciteteve mbikëqyrëse të AMF-së me fokus tregun e kapitaleve, i financuar nga Sekretariati Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), me asistencën e Bankës Botërore.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së i njohu përfaqësuesit e Bankës Botërore me punën e zhvilluar në lidhje me projektligjin për titujt dhe atë për fondet e investimit, si edhe miratimin e disa rregulloreve për një mbikëqyrje sa më efektive të tregut të kapitaleve dhe mbrojtjen e investitorëve.

Z. Koçi i falenderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për mbështetjen e vazhdueshme në drejtim të Autoritetit në kuadër të kualifikimit profesional dhe zhvillimit të kapaciteteve mbikëqyrëse të AMF-së.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Bankës Botërore u shprehën shumë të kënaqur me ecurinë e projektit dhe rezultatet e arritura deri tani për rritjen e kapaciteteve mbikëqyrëse. Gjithashtu, palët diskutuan mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit përmes një projekti të ri për zhvillimin e tregjeve dhe mbikëqyrjes efektive të tyre./Monitor/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite