Nisma e qeverisë për amnistinë kërkon 84 vota, të dënuarit në dorë të opozitës, Manjani: Lojë e pisët për thyer bojkotin

Nisma e qeverisë për amnistinë kërkon 84 vota, të dënuarit në dorë të opozitës, Manjani: Lojë e pisët për thyer bojkotin

REPORT TV zbuloi pak ditë më parë draftin e miratuar nga Ministria e Drejtësisë ku parashikohet se rreth 600 të dënuar sipas kategorive të parashikuara në ligj, do të përfitojnë nga amnistia për shkak të mbipopullimit dhe festave të fundvitit. Por për t’u miratuar drafti kërkohen 84 vota, ndërkohë që shumica nuk i ka, pasi i duhen edhe 8 vota për të bërë 2/3. Në kushtet që opozita vijon bojkotin, nëse PD dhe LSI nuk do të rikthehen në Kuvend ose nëse nuk do të ketë rrjedhje atëherë nisma dështon. Ish-ministri i Drejtësisë nga LSI në qeverinë ‘Rama 1’, Ylli Manjani  reagon përmes një postimi në Facebook duke e cilësuar si lojë të pisët të qeverisë për të joshur opozitën që të thyejë bojkotin.

"Qeveria ka përgatitur një amnisti për disa të dënuar. Por nuk i ka 84 vota në Kuvend për ta kaluar. Në këto kushte amnistia e propozuar nuk motivohet nga humanizmi, por thjesht nga loja politike. Qeveria kërkon të joshë opozitën të braktisë bojkotin parlamentar. Të fshijë nga axhenda politike e saj kërkesat për dekriminalizim të politikës; garantimin e zgjedhjeve të ndershme dhe drejtësinë e çliruar nga qeveria.

Kushtetuta për aminstinë

Në rastin më të mirë për qeverinë, një përçarje e mundshme e opozitës do ishte rezultati më i preferuar. Pra një pjesë e deputetëve të paraqiten për të votuar amnistinë, në emër të humanizmit, është qëllimi i preferuar i qeverisë. A do ndodhë kjo gjë? Të shohim! Por shenjat nuk më duken të mira... Për një gjë jam i bindur: kush i jep oksigjen politik këtij modeli që sundon sot është anti-humanist e anti-demokraci” shkruan ai.

Drafti i është dërguar për mendim Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme. Më pas do të jetë qeveria ajo që do të vendosë, përpara se projektligji të kalojë për miratim në Kuvend i cili në seancën e fundit të dhjetorit duhet të votojë ligjin, por nëse opozita nuk do të jetë në sallë nisma dështon (lexo këtu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luftar diktatori: 02/12/2018 13:51

    BOJKOTI ESHTE CELESI I LESHIMEVE TE PAKTE QE BEN PARTIJA NE QEVERI E RAMES MANJANI KA TE DREJTE OPOZITA DUHET TE VOTOJE ONLINE PER PLOTESIMIN E VOTIMIT TE AMNISTISE DHE KAQ

    Përgjigju
  • I pa besushmi: 02/12/2018 11:48

    Pisi me I madh ne politiken e ketij vendi je o pleher:ku e fsheve balili-pa pik turpi del dhe leh neper kanale sikur tani re nga qelli!!!.

    Përgjigju
  • Rruqja: 02/12/2018 10:49

    O QIRJE MANJAN KOK PAFKA JE SHUM I DJALLZUAR .NUK I HYN NE PUNE ASKUJT MENDIMI YT I PJERDHUR MIR BEN TI TREGOJSH POPULLIT SA E SHITE VILEN NE VRESHTAT E MARIKAJT DHE E SATA VILE ASHT QE TI SHET O KOK ZBATHURI I BALILIT PJELLA E SHEJTANIT SKLAVI I MONIKES SE LIKES .

    Përgjigju
    • Bela: 05/12/2018 17:18

      Opzita duhet ta votoj amnistine e fund vitit,keshtu ndihmon behten dhe prkrahesit e saj.Deri me tani keni thene se jane denuar njerez te pa fajshem dhe nevojtare po sot a nuk eshte momenti qe keta nevojtare te dalin e te shkojne prane familjeve te tyre?

    • Arbër: 02/12/2018 15:32

      Ky (manjani) është spion rusosllav këmbë dhe kok...!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mbi rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mbi rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve