Amortizohet rruga që të dërgon në Parkun e Apolonisë, turistët kthehen mbrapsht

Turizmi këtë vit është në qendër të vëmendjes për qeverinë shqiptare. Kohët e fundit po flitet shumë për të bërë Shqipërinë sa më atraktive për të huajt, por problemi kryesor në Shqipëri mbetet infrastruktura e cila në shumë raste është tërësisht e amortizuar.

E tillë është edhe rruga e fshatit Pojan, rrugë e cila të çon në parkun arkeologjik të Apolonisë. Ajo është tërësisht e rrënuar dhe shumë turistë janë kthyer mbrapsht për këtë problem. Drejtoresha e Parkut Arkeologjik të Apolonisë, Ornela Durmishi shprehet se rruga është mjaft e amortizuar, por presim që të ndërhyhet për përmirësimin e saj.

Edhe banorët e fshatit Pojan e shprehin këtë shqetësim pasi përveç parkut ata e kanë shumë të vështirë që të shkojnë në shtypit e tyre. Rruga që të çon në parkun e Apolonisë ndodhet në këtë gjendje prej shumë kohësh, ndërsa bashkia e Fierit ka ndërhyrë vetëm në disa pjesë të saj. Ndërkohë që në një gjatësi të konsiderueshme rruga nuk është prekur prej vitesh.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët