Analistët amerikanë: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi do të destabilizonte Ballkanin

Analistët amerikanë: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi do të destabilizonte Ballkanin

David Philips, Drejtor i Institutit të Paqes në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork

Dy analistë amerikanë janë shprehur kundër idesë së shkëmbimit të territoreve si zgjidhja e duhur për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ata theksojnë se kjo mund të nxisë konflike të reja dhe mund të destabilizojë rajonin. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç takohen të premten në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ideja për korrigjimin e kufijve ose shkëmbimin e territoreve i ka dhënë një rëndësi të veçantë këtij takimi që do të ndërmjetësohet nga Shefja e BE-së për politikën e jashtme, Frederica Mogherini.

David Philips, Drejtor i Institutit të Paqes në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork, i tha Zërit të Amerikës se ideja e shkëmbit të kufijve është e rrezikshme.
'Ndryshimi i kufijve do të ishte i rrezikshëm dhe destabilizues. Në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian Presidetentët Thaçi dhe Vuçiç ndodhen në një udhëkryq. Ata mund të zgjedhin ndarjen ose një zgjidhje të negociuar që do t’i jepte më shumë të drejta sërbëve të Kosovës në përputhje me marrëveshjet e arritura. Kjo pastaj do të duhet të çonte në njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran nga Serbia. Kjo është një rrugë më e matur dhe më realiste se sa një zgjedhje e pamatur për ndarje''.

Edhe analisti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer është kundër idesë së shkëmbimit të territoreve për motive etnike.'Nuk ka asnjë problem ligjor që Kosova dhe Serbia ta bëjnë këtë, nëse e njohin njëra-tjetrën dhe vendosin marrëdhënie diplomatike. Unë jam kundër shkëmbimit nëse motivi nuk është shkëmbimi i territorit, por shkëmbimi i popullatave në një përpjekje për të homogjenizuar vendet e tyre. Kjo është në kundërshtim me parimet demokratike liberale dhe është një drejtim i gabuar për Serbinë dhe Kosovën'.

Sipas zotit Philips, për të shmangur një rikthim në konfliktet e viteve 1990 në ish-Jugosllavi, është në interesin e Serbisë që të përqëndrohet më shumë në përmirësin e gjendjes së sërbëve në Kosovë sesa në idenë e ndarjes së saj. ''Rruga më e mirë për sigurimin e interesave të saj kombëtare (për Serbinë) është promovimi i interesat e sërbëve të Kosovës që mund të arrihet në Kosovë me të një qeverisje më të mirë dhe respektim të të drejtave të pakicave në bazë të parimeve të Planit të Ahtisarit dhe kushtetutës së Kosovës. Ndryshimi i kufijve nuk e stabilizon situatën, por do ta bënte atë më të pasigurt'.

Zoti Serwer është dakord me analistin David Philips se aleternativa më e mirë është arritja e një marrëveshjeje që nuk prek kufijtë e tanishëm dhe përqëndrohet në përmirësimin e të drejtave të pakicave. 'Shkëmbimi i territoreve nuk pasqyron shqetësim për trajtimin e serbëve dhe pakicave të tjera në Kosovë. Unë mendoj se ky duhet të jetë shqetësimi kryesor për kosovarët sot sepse aftësia e tyre për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO varet nga mënyra se si ata do t’i trajtojnë sërbët dhe pakicat e tjera. Shkëmbimi i territorove do të provokonte akte të dhunshme ndaj shqiptarëve që jetojnë në disa fshatra në veri të Kosovës dhe ndaj serbëve në jug të lumit Ibër'.  Analistët thonë se përmirësimi i të drejtave të pakicave dhe gjetja e një zgjidhjeje pa prekur kufijtë ekzistues do të përshpejtonte përpjekjet e Kosovës dhe Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës