Anëtarësimet e reja në PS, Balla në Gramsh: Denonconi çdo rast të abuzimit me detyrën nga administrata

Fushata e anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste vijoi në Gramsh, ku dhjetëra të rinj e të reja, kryesisht profesionistë të spikatur mjekë, mësues, inxhinierë janë bërë pjesë e familjes së partisë socialiste. 

Ky aksioni kombëtar “Partia Socialiste e hapur për Ty” ka ndër synimet e veta kryesore afrimin e personave me reputacion publik, të angazhuar në nisma komunitare, profesionistë të spikatur.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sëbashku me deputetin Anastas Angjeli dhe Kryetaren e Bashkisë së Gramshit Luljeta Dollani i urua mirëseardhjen anëtarëve të rinj, të cilët nga sot e tutje do të japin kontributin e tyre për zhvillimin e Gramshit, për zhvillimin e Shqipërisë, por edhe për përmirësimin e mëtejshëm të Partisë Socialiste. 

Procesi i hapjes së PS dhe arsyeja pse jemi sot këtu është se ne jemi një parti që ristrukturimin e kemi pjesë të fizionomisë tonë. Kjo parti nuk do të ishte kaq e madhe sa është sot nëse ne nuk do t’i mbanim dyert e PS të hapura. Ne kemi hapur dyert e PS, jo vetëm për djem e vajza të reja, që janë të gatshëm të bëhen pjesë e një partie politike, por unë besoj që në Gramsh ka mësues me reputacion publik të cilët duhen ftuar për të qenë pjesë e PS; profesionistë të sektorit privat po ashtu janë të ftuar të bëhen pjesë e PS. 
Është vetëm kjo parti sot që garanton që Shqipëria të eci me shpejtësi në rrugën e integrimin europian. Por është dhe kjo parti sot që nuk ka më aleanca me lloj-lloj partish, por ka vetëm një aleancë, atë me njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendi.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Duke i dhënë rëndësi aleancës së qeverisë me qytetarët e thjeshtë të këtij vendi, Balla kërkoi prej tyre më shumë bashkëpunim për të denoncuar çdo rast të shpërdorimin apo abuzimit me detyrën dhe çdo rast të mos shërbimit ndaj qytetarëve. 

Bashkëqeverisja me njerëzit është t’i vendosim zyrat e shtetit në shërbim të tyre. Një drejtor që nuk e pret dhe nuk i kthen përgjigje një qytetari nuk na hyn në punë as ne dhe as Gramshit. Një drejtor që nuk respekton qytetarët nuk mund të jetë më pjesë e PS. Mund të jesh përfaqësues i PS vetëm nëse shërben mirë, u kthen përgjigje njerëzve dhe sigurisht je i ndershëm në punën që bën. 
500 punonjës të niveleve të ndryshme në administratë, jo vetëm janë larguar, por janë çuar në ndjekje penale sepse nuk kanë bërë detyrën si duhet. Por kjo është një betejë që nuk mund të fitohet nëse edhe ju nuk bëheni pjesë e denoncimeve. Prandaj u bëj thirrje të denonconi çdo rast të kujtdo që guxon të mos presë qytetarin, të mos i ktheje përgjigje qytetarit dhe sigurisht rastet kur guxon të kërkojë rryshfet, apo të mos bëjë detyrën për të cilën është ngarkuar nga qeveria.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Asgjë nuk do të më ndalojë: Celine Dion flet për sindromën e ‘Njeriut të ngurtë’

Asgjë nuk do të më ndalojë: Celine Dion flet për sindromën e ‘Njeriut të ngurtë’