Angli/ Iu kapën 1433 rrënjë kanabisi me vlerë 1 milion stërlina, burgosen dy 'kopshtarët' shqiptarë (Emrat)

Dy shqiptarë të përfshirë në rritjen e 1433 rrënjë kanabisi, me vlerë tregu 1 milion stërlina, janë dënuar me 3 vite burg nga Gjykata e qytetit Hull në veri të Anglisë.

Sipas mediave angleze, bëhet fjalë për Pluton Kamberin, 23 vjeç dhe Ervis Bashllarin, 31 vjeç. Ata u përfshinë në këtë aktivitet kriminal për të paguar borxhin që kishin marrë (11.000 stërlina secili) për të hyrë ilegalisht në Angli. 

Prokurori i çështjes e konsideroi fabrikën e kanabisit në bodrumin e një restoranti indian, si një operacion kriminal të sofistikuar. Policia gjeti gjatë bastisjes së kësaj fabrike 1433 rrënjë kanabis në total, prej të cilave 600 gati për t'u prerë e paketuar për shitje.

Ervis Bashllari dhe Pluton Kamberi 

Kamberi dhe Bashllari i pranuan akuzat për kultivimin e lëndës narkotike të klasit B dhe më tej rrëfyen edhe arsyen e ndërmarrjes së këtij aktiviteti kriminal. Gjatë marrjes në pyetje, Ervis Bashllari i tha policisë se ai merrej konkretisht me ujitjen e bimëve të kanabisit dhe supozohej të paguhej 100 stërlina në ditë por prej shumë javësh ai nuk ishte paguar . “Pas arrestimit tim dhe shkatërrimit të bimëve të kanabisit jam i frikësuar për jetën e familjes time në Shqipëri” ka pohuar 31 vjeçari për policinë.

Pas kryerjes së plotë të dënimit, Pluton Kamberi dhe Ervis Bashllari do të dëbohen nga Anglia.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër