Angli, në kërkim shqiptari Denis Marku, ja si grabiti nga banka 3 milionë sterlina

Angli, në kërkim shqiptari Denis Marku, ja si grabiti nga banka 3 milionë sterlina

Denis Marku

Policia angleze ka kërkuar ndihmën e publikut për të identifikuar vendndodhjen e një shqiptari i cili akuzohet për mashtrime financiare me pasojë vjedhjen nga një bankë 3 milionë stërlina. Ai është Denis Marku i cili rezulton se për herë të fundit ka jetuar në zonën South Norwood, në jug të Londrës.

Policia londineze thotë se 21 vjeçari shqiptar ishte punonjës i banke dhe se ka dyshime të forta se ai keq përdori këtë pozicion pune për të vjedhur 3 milionë stërlina. Marku kishte rolin e asistentit të klientëve dhe kishte akses në llogaritë bankare të mijëra britanikëve në degën e bankës Metrobank.

Shqiptari punonte në degën e një banke në zonë Chelsea në Londër e cila njihet si një ndër zonat më të pasura të kryeqytetit anglez. Detektivët britanik që kanë hetuar këtë tentativë vjedhje të Denis Markut besojnë se ai ishte pjesë e një grupi të organizuar kriminal me lidhje të forta në komunitetin shqiptarë dhe atë kosovar në lindje të Londrës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin