Anglia bën ‘paqe’ me Kroacinë, Belgjika mposht Zvicrën e kapitenit Xhaka

Anglia bën ‘paqe’ me Kroacinë, Belgjika mposht Zvicrën e kapitenit Xhaka

Ndeshja Angli-Kroaci

Në Rijeka të Kroacisë Kombëtarja e drejtuar nga Zlatko Dalic ka barazuar me rezultatin e bardhë 0-0 kundër Anglisë në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Dalmatët e luajtën këtë sfidë pa mbështetjen e tifozëve dhe pas humbjes turpëruese 6-0 kundër Spanjës. Ndoshta këto ishin edhe arsyet që “tre luanët të ishin dominues në këtë takim. Ekipi i drejtuar nga Southgate fillimisht me Dier goditi shtyllën, ndërsa më pas me Kane traversën. Këto episode nuk ishin të vetmit pasi Rashford brenda një harku kohor të shkurtër shpërdoroi dy raste të pastra.

Në fund të dy skuadrat ndanë pikët e vlefshme për Ligën A, Grupi 4. Spanja është kryesuesja absolute e Grupit me pikë të plota pas 2 ndeshjesh, ndërsa Anglia dhe Kroacia mbajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga një pikë. 

Ndërkohë një takim mjaft interesant është zhvilluar në Grupin 2 të Ligës A. Belgjika e Martinez ka mposhtur me rezultatin 2-1 Zvicrën e kapitenit Xhakoa me shokë.

Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola, në të dytën zhbllokoi Lukaku për vendasit. “Helvetët” do të rikthenin baraspeshën në minutën e 76-t me Gavranovic, por gjithsesi kjo nuk do të mjaftonte për të dalë me pikë nga ky takim. Pak para fundit të ndeshjes, sërish Lukaku do të shënonte golin e dytë dhe të fitores për Belgjikën.

Pas dy ndeshjesh në këtë grup, Belgjika mban vendin e parë me 6 pikë, Zvicra renditet e dyta me 3 pikë, ndërsa Islanda ende nuk ka marrë pikën e parë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, vjedhja e kabujve elektrikë bëhet problem, kapet në flagrancë një person

Lezhë, vjedhja e kabujve elektrikë bëhet problem, kapet në flagrancë një person