Anglia super në Ligën e Kombeve, hedh Spanjën në tapet, fiton Zvicra

Anglia super në Ligën e Kombeve, hedh Spanjën në tapet, fiton Zvicra

Sterling pas shënimit të golit kundër Spanjës

Një Angli e madhe fiton në shtëpinë e Spanjës në ndeshjen e tretë të grupit A4 të Ligës së Kombeve. Në Sevilla në stadiumin ”Benito Villamarin” dueli ka përfunduar 3-2 për “Tre luanët” që kanë blinduar tre pikët falë një pjesë të parë fantastike ku shënuan të tre golat. Në minutën e 16 shënoi Sterling që rikthehej tek goli në Kombëtare pas 3 vitesh dhe më pas dyfishoi shifrat sulmuesi i United Marcus Rashford dhe në minutën e 38-të ishte sërish Sterling që realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Anglinë.

Në fraksionin e dytë shpresat e iberikëve i zgjoi Paco Alcacer në të 58-tën por goli tjetër erdhi shumë vonë në kohën shtesë me kapitenin Sergio Ramos dhe Spanja pëson humbjen e parë nën drejitmin e Luis Enriques.

Tekniku iberik pranon se skuadra e tij bëri një pjesë të parë të shëmtuar: ”Në fundin e pjesës së parë mund t’i kisha vrarë futbollistët e mi, pjesa e dytë ishte më e mirë. Është një humbje e rëndë që duhet ta pranojmë”.

Ndërsa krenar për djemtë e tij është Gareth Southgate: ”Kemi bërë një ndeshje të pjekur me futbollistë të rinj dhe jam shumë krenar me paraqitjen tonë”, e mbyll Southgate. Grupin A4 të LIgës së Kombeve e kryeson Spanja me 6 pikë e ndjekur nga Anglia me 4 dhe Kroacia vetëm 1.

Në grupin A2 Zvicra fitoi ndaj Islandës 2-1 në transfertë dhe barazon me 6 pikë Belgjikën në krye të grupit por ka një ndeshje më shumë se “djajtë e kuq”. Golat për helvetët u shënuan në minutat 52 dhe 67-të nga Haris Seferovic dhe Lang ndërsa golin e vetëm për Islandën e shënoi Finnbogason.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë