Anjeza Maja largohet nga Top Channel, zbulohet projekti i ri që e pret në Tv Klan (FOTO)

Anjeza Maja largohet nga Top Channel, zbulohet projekti i ri që e pret në Tv Klan (FOTO)

Anjeza Maja

Bukuroshja e ekranit Anjeza Maja nuk do të jetë më pjesë e Top Channel. Këtë fakt ajo e ka konfirmuar për stafin e Shqiptarja.com, ku ka sqaruar me detaje dhe arsyet e largimit.

Për të shuar zërat dhe keqkuptimet, Maja është shprehur qartësisht se ka vendosur me vullnetin e saj të plotë të ndërpresë kontratën tre vjeçare me emisionin e paradites “Në Shtëpinë Tonë” për të ndjekur rrugë të tjera.

Ajo konfirmon për Shqiptarja.com se në shtator do të nisë një aventurë të re në TV Klan, jo më si prezantuese, por si personazh në një spektakël.

Moderatorja Anjeza Maja

Ndërsa ne ngulëm këmbë për të mësuar emrin e spektaklit, Anjeza iu shmang përgjigjes duke na thënë se këtë gjë do na e sqaronte në një moment të dytë. “Tani për tani e mbylla me receta”,- tha ajo duke qeshur.

Moderatorja Anjeza Maja

Por jo vetëm kaq, pjesëmarrja në këtë spektakël duket se do t’i sigurojë Majës më shumë liri, pasi moderatoren do ta shohim shumë shpejt të angazhuar edhe me një biznes privat.

1/2
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Xavi Hernandez i jep besën Barcelonës, qëndron edhe vitin që vjen

Zyrtare/ Xavi Hernandez i jep besën Barcelonës, qëndron edhe vitin që vjen