Ankesat e qytetarëve shkundin ISHPSHSH e Durrësit/ Gjonaj: 9 të shkarkuar nga puna, 2 të kallëzuar, 24 gjoba

Ministja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka prezantuar sot rezultetat e Task forcës antikorrupsion të një jave. Në sitën e kontrollit kanë qenë institucione si Inspektoriati Qëndror Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore; Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore dega Durrës ku janë rekomanduar 24 masa disiplinore për punonjësit e këtyre institucioneve, prej të cilave 9 prej tyre janë shkarkime nga puna. Po ashtu janë kallëzuar penalisht edhe 2 punonjës të tjerë. Personat e shkarkuar nga pozicioni janë: 1 Drejtor, 1 inspektor, 3 përgjegjës sektori dhe 4 specialistë pranë Inspektoriatit Qendror Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Për rastet kur shkeljet e konstatuara janë në kufijtë e veprës penale, Task Forca Antikorrupsion ka kryer kallëzime penale për personat përgjegjës.

Të kallëzuar penalisht siç tha edhe ministrja Gjonaj janë:

“Ish- Kryeinspektori i Inspektoriatit Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore Qendër, i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës, me veprime dhe mosveprime në shkelje të hapur të ligjit - shkelje në procedurën e prokurimit të me objekt “Digjitalizimi i arkivit” të Inspektoratit të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore; Si dhe Kryeinspektori i Inspektoriatit Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Dega Durrës, e cila dyshohet të ketë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës, duke kryer veprime konkrete në shkelje të ligjit nr.10433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe akteve të tjera nënligjore në zbatim të tij. Po ashtu nga strukturat e policisë së shtetit, janë evidentuar 21 vepra penale në fushën e korrupsionit me 27 autorë të proceduar penalisht, nga të cilët 4 të arrestuar apo ndaluar dhe 23 të proceduar në gjendje të lirë”.

“Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve pranë Ministrit të Drejtësisë ka proceduar penalisht në Prokurori dy punonjëse pranë IEVP Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” si dhe ka rekomanduar marrjen e masave administrative për 20 punonjës të tjerë në burgjet e Vaqarrit, Lezhës, Fierit dhe Sarandës. Po ashtu në rastin e bërë mediatik, lidhur me ndalimin e punonjëses të ZVRPP Devoll, e cila u denoncua në media pasi i mori rryshfet një qytetari për një shërbim publik, u shkarkua menjëherë nga detyra. Falë bashkëpunimit me Task Forcën Antikorrupsion dhe Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Fier, u mor masa e sigurisë arrest me burg, për një ish-jurist i ZVRPP Fier, i kallzuar penalisht për “Korrupsion pasiv”, që në muajin maj të këtij viti. E gjithë vëmendja për qytetarët, nuk është thjesht një slogan, por është parimi mbi të cilin kemi vendosur të mbështesim qeverisjen tonë”,- tha ministrja Gjonaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hydri: 17/10/2018 21:42

    Si keto lajme duhet t shohim perdit o vlla. Pse sdalin dhe ministrat e tjere te bejne raportin e punonjesove, se aty duket puna e qeverise

    Përgjigju
  • Koli: 17/10/2018 21:38

    Gjeja me e mire qe po beni. Duhet pak vullnet per ta bere administraten profesioniste dhe mesa po shohim i jeni futur punes

    Përgjigju
  • Dule: 17/10/2018 21:32

    Isha para dy ditesh ne hipotek dhe ka ndryshuar dhe sjellja e punonjesove me njerzit. Bravo per punen sepse duhen me shume njerez qe dine t sillen dhe t punojne ne menyre te drejtee

    Përgjigju
  • aldo: 17/10/2018 21:26

    Duhen shkarkuar dhe burgosur ca nga keta, se ja pine gjakun shiptareve. bravo per vullnetin per te pastruar administraten

    Përgjigju
  • Loni: 17/10/2018 17:21

    Un nuk e besoj kete grua, 1 er ne jav del dhe thot kam shkarkur kaq njeres dhe ndiqen penalisht? Cuditem se kjo nuk nxjer as nje prov vetem thot bera kete gje, i don't trust her

    Përgjigju
    • Tomi: 02/11/2018 13:20

      Po nuk do ti nxjerri ty provat o Loni, nuk je prokurori ti. Ajo bën kallëzimin bazuar në provat e mbledhura, është prokuroria pastaj ajo qe vlerëson nëse provat kanë baza e me pas te arrestojë

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis

VIDEO/Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis