Ankohen TV lokale: RTSH problem me transmetimet/ AMA: Të shtyhet digjitalizimi për në shtator

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka urdhëruar që në 31 korrik të gjithë operatorët televizivë në Tiranë dhe Durrës të ndalin transmetimin analog dhe kalojnë përfundimisht me sistemi dixhital.

Por deri më tani, në qarkun Fier, Berat dhe Korçë ku ky proces ka përfunduar, janë shfaqur shume probleme teknike, pasi RTSH nuk garanton cilësinë e transmetimit. Problemet pritet të ndjehen dhe në Tiranë, ku testimet në transmetime kanë treguar shumë defekte. 

Report TV
pyeti drejtorin teknik të RTSH-së, nëse ky institucion si i vetmi përgjegjës për cilësinë e transmetimit, është apo jo gati të nisë transmetimin digjital në 31 korrik. 

Ne jemi gati që në dhjetor 2016, që mbartim edhe TV tuaj. 

Ka thënë Henri Muça, Drejtor Teknik i RTSH-së

Por RTSH nuk jep asnjë garanci që cilësia e transmetimit do të garantohet. Askush nuk jep dot garanci që asgjë problem nuk do të ndodhë. Televizionet më të vegjël lokalë, protestojnë edhe me tarifat tepër të larta që kërkon RTSH. Operatorët i pasqyruan ankesat përpara Komisionit parlamentar të Medias, AMA-s dhe RTSH-së.

Problemet që pritet të ndjehen dhe në Tiranë, i kanë prekur më herët operatorët lokalë, të cilët i pasqyruan ato përpara Komisionit parlamentar të Medias, AMA-s dhe RTSH-së.  

Tarifa e RTSH-së është shumë e lartë. TV lokale po dalin jashtë paketës. Duhet të shpërndahet reklama shtetërore për tv lokale. Të mos përjashtohen. 

Edmond Isaku, Rrjeti i Transmetuesve Lokalë

RTSH na e ka vendosur litarin në fyt. 

Lutfi Meçka, nga TV Kukësi

Problemet i konfirmon edhe kreu i AMA-së, Gent Salaj. 

“Korça, Berati e Fieri janë qarqe ku Tv lokale kane probleme. Nga 5 operatorë lokale vetëm 1 është futur në RTSH. Ky problem vjen nga tarifa, por nuk ja vendosim dot ne tarifën TVSH-së.

Kreu i AMA, Gent Salaj

Demokrati Luçiano Boçi tha se RTSH po abuzon. 

RTSH po e trajton këtë çështje si biznes privat, si një biznes monopol.

Luçiano Boçi, deputet i PD 

Kryetarja e Komisionit të Medias, tha se nuk ka justifikim për problemet teknike. 

Disa qytete janë pa sinjal. S’ka asnjë justifikim për këtë.

Albana Vokshi, deputete e PD

 Në përfundim, AMA propozoi shtyrjen e digjitalizimit me të paktën një muaj, ndërsa parlamentarët kërkojnë kohë deri në dhjetor. 

Debatet:

Salaj: A ta shtyjmë me një muaj ose në dhjetor, përfundimin e digjitalizimit?

Albana Vokshi: Kërkojmë të shtyhet deri në dhjetor. 

Por RTSH është sërish kundër. 

Shtyrja pa fund ka kosto për RTSH...po mbajmë ndezur një rrjet analog të amortizuar. Nuk mund te investojmë ne rrjetin analog. 

Henri Muça, drejtor Teknik

Vendimi është në dorë të AMA, por kjo e fundit thotë se më parë do të konsultohet edhe me operatorët e mëdhenj.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë