“Antibiotiku” Prokurori

“Antibiotiku” Prokurori

Foto ilustruese

Ne, gazetarët, jemi të privilegjuar. Në krahasim me njerëzit e thjeshtë, punët tona i mbarojmë më shpejt. Kur nuk na “sajdisin”, ngremë zërin, kur mbarojmë punë, rrimë urtë e mirë. Na ndodh kështu edhe kur kemi halle shëndetësore tonat, të miqve apo të të afërmëve.

Pavarësisht nga sa thuhet, sistemet; drejtësia, qeverisja, etj. ua kanë frikën gazetarëve dhe sa herë ka një gazetar në qarkullim, të gjithë, mirë a keq, i bëjnë sytë katër. E megjithatë, kjo që po ju tregoj, i kalon kufijtë e të përgjithshmes dhe tregon se disa sisteme janë “mafiozizuar” mirë. Si sistemi i shëndetësisë.

Në spitalet tona publike ka mjekë e infermierë të mrekullueshëm, kanë cilësitë më të mira të një shqiptari të rrallë: pasionin, dashurinë për punën, përkushtimin, sakrificën, por janë të vetëm. Janë individë që lëvizin në një mjedis të padepërtueshëm nga rregullat dhe etika profesionale. Eshtë e dukshme, se pas shumë vitesh dekompozim, vihen re përpjekje serioze për t’i dhënë një dorë të mirë shëndetësisë edhe si strukturë dhe administrim, por a është e lehtë?

Eshtë puna më e vështirë që mund të bëhet dhe ajo që ndodhi me arrestimin e doktor Luan Dragushës, e ilustron akoma më mirë. Shumë gazetarë tregojnë se kur janë paraqitur me të afërmit e tyre në strukturat publike pa thënë se janë gazetarë, e para gjë që u ka ndodhur ka qenë përpjekja e të gjithë strukturës për t’i adresuar në ato privatet. Justifikimet kanë qenë nga më të ndryshmet: Nuk ka kushte, nuk ka ilaçe, mungon kjo apo ajo aparaturë apo analizë. Kur gazetarët janë shprehur se janë gazetarë, kur kanë folur me strukturat më të larta, atëherë verpimet e mjekëve + inferemierëve kanë ndryshuar. Papritur në spitalin publik gjenden ilaçet, gjenden kushtet për të kryer shërbimin për të afërmin e sëmurë. Por nuk mbaron me kaq: sistemi pranon, por hakmerret. Edhe nëse në spitalet tona shkon me “rekomandim”, apo me pushtetin e një njeriu që nesër mund të jetë dëshmitar i parregullsive, kjo nuk shqetëson sistemin shërbyes sanitar. Hakmarrja e tyre nis shpejt: nuk i shërbejnë të afërmit, harrojnë t’i japin ilaçet, nuk i masin më tensionin, nuk i ndryshojnë serumin, nuk i pastrojnë dhomën etj. Reagimi ndaj faktit që një gazetar futi të afërmin në sistemin falas “me urdhër nga lart”,është gjithashtu i pamëshirshëm sa ndaj një qytetari të thjeshtë që nuk ka pranuar të shkojë në privat, apo ka shkuar të denoncojë sistemin në media.

Shkojmë të doktori i Shkodrës Luan Dragusha, në pranga për dy ditë e më pas i lënë i lirë. Qindra operacione të kryera falas, ndërkohë që mund të ishin “kaluar” me stil në privat. Dikush bën llogarinë e thjeshtë për një shifër rreth 2 milionë euro që do të fitoheshin privatisht nëse operacionet e të sëmurëve në zemër do të devijoheshin në privat. Atëherë?

Sistemi ende i sëmurë i shëndetësisë, lufton të nxjerrë jashtë trupat e shëndoshë brenda tij: i sulmon, i mërzit të lënë Shqipërinë, tamam si qelizat e çmendura të kancerit që kërkojnë të bëjnë të pamundurën të gllabërojnë ç’është e mirë. Drejtësia, policia, politika, prokuroria, gazetarët, shoqëria, opinioni publik, duhet të veprojnë si antibiotikët më të mirë: të dallojnë e të sulmojnë të keqen. Me rastin e doktor Dragushës, “antibiotiku” prokurori lojën e kujt bëri?  Të vrasjes së qelizave të mira?

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxx: 24/09/2018 20:22

    Farmacite japin midikamente parecete mjeket mbushin receta me medikamente operacione dhe kur nuk eshte nevoja.kultura ja kalon dhe europes.

    Përgjigju
  • Fredi: 24/09/2018 18:13

    Ka bere rolin e mafias se spitaleve private zonja Malltezi! Jeni treguar e moderuar me termin " antibiotiku ". Kushdo qe punon ne administrate shteterore e di shume mire se nese do akuzohej ky mjek i nderuar ose kushdo mjek tjeter jo ne funksione administrative, mund te akuzohej per mitmarrje dhe jo per tendera.

    Përgjigju
  • Dr. Deutachland: 24/09/2018 17:54

    Te falenderoj per artikullin Znj.Malltezi. Sistemi shendetsor ne Shqiperi eshte i kalbur sulmohen gjithmone ata qe bejn punen, dhe ata qe i bejn karshillek deputetit..ministrit..gazetarit perfitojn ne cdo forme. E kam te provuar cdo gje ne ate vend, sa qe nje dite vendosa perfundimisht ta lija vendin, dhe profesionin. Ne Gjermani jemi te huaj dhe vleresohemi per ate qe japim, pa pasur friken e sulmeve pas kraheve, ashtu si ndodhte ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në

Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në