Apartamente dhe prona, zbardhet pasuria e deputetit Alket Hyseni

Apartamente dhe prona, zbardhet pasuria e deputetit Alket Hyseni

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes, pasi akuzohet se ka vjedhur 11 mijë metra katror tokë në Dhërmi. Lidhur me akuzat e njëpasnjëshme, ‘Open Data’ ka zbardhur pasurinë e njërit prej ligjvënësve të ri socialistë. Alket Hyseni iu shtua Kuvendit në legjislaturën e fundit nga radhët e PS, ndërsa rezulton me një pasuri të konsiderueshme.

Ai zotëron disa apartamente dhe mijëra metra katrorë sipërfaqe toke. Hyseni ka mbajtur funksione të rëndësishme, ku nga viti 2003 deri më 2005 ka qenë në doganën e Kakavijës, më 2016 drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit dhe Pastrimit të Parave. Në 2017 ndihmës në Kryeministri dhe nga qershori 2017 deputet. Ai është pronar me 100% i dy apartamenteve banimi me sipërfaqe 120 m2 secili, porositur më dt. 10.09.2008, blerë me të ardhura nga emigracioni, puna, biznesi e kursime familjare, vlera 93 600 euro (46 800 euro secili).

Po ashtu, ka një tjetër banesë me sipërfaqe 120.3 m2, porositur më dt. 31.05.2010, burimi me të ardhura nga puna, biznesi dhe sipas akt-marrëveshjes së shkëmbimit, vlera 4 691 700 lekë. Një tjetër apartament 120.3 m2, me vlerë 4 691 700 lekë si dhe tre garazhe me 30 m2 secili dhe i një garazhi me sipërfaqe 50 m2.

Gjithashtu, deputeti ka deklaruar se ka blerë nga puna në emigracion dhe burimet e familjes disa metra katrorë troje dhe tokë arë. Pak ditë më parë, ai reagoi pas akuzave të bëra nga opozita se i ka vjedhur 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi familjes Bua.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jeton torre gjoleka: 27/03/2018 18:26

    Un jeton tore gjoleka jam doktor në Gjermani e si bëj kur lekëf e këti mashtrusi të ps si ka mundësi që ky të bëj 90 mij euro me pun pse çfar pune ka bër ky ? Apo ka shpërndar mjell për partizanët

    Përgjigju
  • Elio: 26/03/2018 18:32

    Ish-drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, ka veme pasuri duke pastruar leket e tij

    Përgjigju
  • Sadiki: 26/03/2018 17:17

    Ky alketi ku kapunuar i shkreti! Sa fort eshte lodhur e ka vene gjithe kete pasuri.Rama nerase pretendon per nje mandat qeverises ne pushtetin lokal 2019,qe partija socjaliste te fitoj zgjedhjet duhet te sqaroje pozicijonin politik, me do hajdut e deputet te Ps si ky Alket Hyseni,perndryshe dotapseoje disfaten me keq se PD e Sali Lul Berishes. Populli nuk dota votoje por dota bojkotoj.Populli pret nga Kryeministri Rama zbatim te reformes ne drejtesi.Larje hesapesh me hajduterin, e dy kraheve te polutikes shqiptare 27 vjecare.

    Përgjigju
  • Pjellori: 26/03/2018 15:41

    shiko sfodin dhe kupton qe personat qe i ze libri edhe kur duan te tregojne se jane te lexuar as nje bibloteke me 30 libra nuk e kane. fotografi i Alketit ja ka rregulluar me photoshop bibloteken duke ja shumfishuar imazhin perserites te grup-librave pas shpine. po dhe Rama nga ana tjeter se ku i ka gjetur disa nga keta deputete ish doganierie sikur i ka shumfishuar me photoshop. Standardi i verifikimit te pasurise per gjyqtaret duhet te jete i njejte dhe deputetet apo anetaret e qeverise. Prandaj qe te jene te besueseshem paralelisht me gjyqesorin duhet te bejene edhe vettingun e tyre. Perndryshe vajmedet

    Përgjigju
  • ben: 26/03/2018 14:56

    Vetem keto deputet albaneze,dhe familjaret e tyre, fitojne shuma te papara, me pune gjoja, ne emigracion.Ketu eshte per te vene kujen.sa ka vjedh Alketi ne dogane,aq te mira qofshin

    Përgjigju
    • Ezeza.: 27/03/2018 20:54

      KOMUNISTET NE PUSHTET DHE DHE NE BASHKI flasin VETEM si te VENE gjoba qe te MJERET te dorezojne TOKAT.DONI me per Breket e RAMES ?? I THONI agollit te BEJE nje poems vajtimi.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen