Apple prezanton modelet e reja të iPhone dhe produkte të tjera (VIDEO)

Apple prezanton modelet e reja të iPhone dhe produkte të tjera (VIDEO)

foto ilustruese

Është mbajtur konferenca e përvitshme e Apple për prezantimin e modeleve të reja të iPhone dhe të produkteve të tjera të reja të kompanisë nga Kalifornia.

Ky telefon, sipas shefit të kompanisë, Tim Cook, është telefoni më i avancuar që ka krijuar ndonjëherë Apple.  Përveçse në ueb-sajtin zyrtar të Apple, konferencën e prezantimit të modeleve të reja iPhone mund ta ndiqni edhe në Twitter.

Pamje nga prezantimi i modeleve të reja të IPhone

Nëpërmjet një ‘cicërime’, Apple ka bërë të ditur se do të keni mundësi të ndiqni konferencën e sotme direkt nga rrjeti social. Ndërsa në llogarinë zyrtare në Twitter të Apple, do të publikohen imazhe të ngjarjes.

Po ashtu është prezantuar edhe ora më të re që quhet “Series 4”, dhe ka 30 për qind ekran më të madh se paraardhësi i saj. Kjo është krijuar nga kristali qeramikë dhe safire. Me modelin e ridizajnuar ajo do të jetë dy herë më e shpejtë.

Kjo orë mban një çip që detekton kur një person rrëzohet, dhe ajo mund të bëjë një thirrje emergjente, pasi të jetë detektuar rrëzimi i personit. “Series 4” gjithashtu mund të detektojë rrahjet e çrregullta të zemrës dhe rrahjet e ulëta të zemrës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Merr fund historia e rrëmbimit në Durrës, gjyshja dorëzon 3 vjeçarin në polici

Merr fund historia e rrëmbimit në Durrës, gjyshja dorëzon 3 vjeçarin në polici