Aqif Rakipi kërkon rikthimin në politikë, padit KQZ-në për ndërprerjen e mandatit

Ish-deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi nuk e ka përtypur ende faktin që Komisionin Qendor i Zgjedhjeve ia ndërpreu mandatin në fillim të këtij viti për efekt të ligjit të dekriminalizimit. Në një kohë që partitë por dhe kandidatët pretendentë për kryebashkiakë kanë nisur fushatën për zgjedhjet lokale, Rakipi duket se po kërkon rikthimin në politikë dhe aktivizimin në fushatë. 

Report TV ka zbuluar se ish-deputeti i PDIU-së ka paditur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Gjykatën Administrative për ndërprerjen e mandatit. Padia e ish-deputetit është regjistruar si çështje në datën 7 shtator. 

Padia e Aqif Rakipit për KQZ

Mandati i tij u ndërpre nga ligji i dekriminalizmit por Rakipi nuk është pajtuar me këtë fakt dhe kërkon që Gjykata Administrative të hedh poshtë vendimin e marrë kundër tij në datën 5 janar të këtij viti.

Mandati i Aqif Rakipit ka qenë ndër më të diskutuarit jo për shkak të akuzave të bëra nga Partia Demokratike por dhe kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, për t’ia ndërprerë mandatin. Sipas Prokurorisë, Rakipi rezultonte të jetë referuar nga policia italiane për mbajtje të sendeve të vjedhura, me një emër tjetër që nuk e kishte dekraruar në formularin e dekriminalizimit. 

Vendimin e 5 anëtarëve të KQZ në atë kohë Rakipi e quajti të turpshëm dhe jo transparent. Vendin e Aqif Rakipit në Parlament e mori Dritan Bici, që pak kohë më parë e deklaroi veten deputet i pavarur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fraiku: 25/10/2018 20:06

    Ik o Qife ik o plehre. Per cfare te duhet politika ty qe te ikesh nga vendi i aksidentit dhe mos denohesh? Apo qe te mbrosh pasurine e paligjshme. Parlamenti mezi po pastrohet nga flliqesira dhe injorante si ty. Ti dashke te hysh prape.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK