Arben Ahmetaj: Janë 18 mijë vende të lira pune

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj zhvilloi dy takime në kuadër të Turit të llogaridhënies publike “Puna për Shqipërinë që Duam”. Ahmetaj u ndal fillimisht në njësinë Lekaj të Bashkisë Rrogozhinë, i shoqëruar nga drejtuesit e institucioneve kryesore vendore.

Është një iniciativë e re e Kryeministrit, ku qeverisja në të gjitha nivelet e veta që nga Kryeministri, Ministrat deri tek drejtorët rajonalë dhe drejtorët lokalë, do t’i japin llogari këtij komuniteti për të gjitha ato që kemi bërë dhe për të gjitha ato që nuk kemi bërë dot, apo që do duhet të bëjmë në të ardhmen

Arben Ahmetaj

Ministri theksoi se gjatë katër viteve të mandatit të parë janë ndërmarrë reforma të rëndësishme në sektorët kyçë, por ende shumë çështje mbeten për t’u adresuar.

Shqipëria e ka lënë mbrapa krizën e vitit 2013, të gjithë keni qenë dëshmitarë dhe unë e them me modesti që ajo reformë ishte e vështirë, por e domosdoshme dhe ja ku jemi sot, pas katër vitesh, ia kemi dalë të lëmë mbrapa atë krizën e qëllimshme që na lanë paraardhësit në 2013. Por e vërteta është që akoma jemi shumë larg asaj që duhet të jemi.

Në katër vitet që kaluan janë krijuar mbi 220 mijë vende të reja pune, ka akoma shqiptarë që janë të papunë dhe ju e keni dëgjuar të gjithë që kryefjala e Qeverisë Rama është punësimi. Sot në Shqipëri janë rreth 18 mijë vende të lira pune. Sfida është që tashmë që kemi kemi kaluar në një nivel të ri, të përputhim aftësitë, me kërkesën nga sipërmarrje për aftësi. Kjo është një nga sfidat që qeveria e ka vendosur si prioritet në strategjinë e punësimit që Qeveria Rama në mandatin e dytë po bën.

Arben Ahmetaj 

Ahmetaj i ftoi qytetarët që të bëhen pjesë aktive e bashkëqeverisjes për të ndihmuar me idetë dhe sugjerimet e tyre që të përmirësohet jetesa e përditshme.

Ne kemi vendosur të bashkëqeverisim me qytetarët, është aleanca më e mirë, më e qëndrueshme, më e fortë të qeverisësh me qytetarët. Dua të ndaj me ju që do të jenë të paktën katër investime shumë serioze nga qeveria që fillojnë që këtë vit. Ne kemi mbyllur projektin e Vilë Bashtovë- Greth i Mesëm- Spille. Pra, rruga që na bashkon me plazhin, që fillon këtë vit të investohet dhe së dyti është investimi në urbanizimin e njësisë administrative Gosë, për të lidhur lagjen e sipërme me qendrën e njësisë administrative.

Janë dy investime shumë serioze në arsim dhe në shëndetësi. Para fushatës unë i premtova mësuesve, pa dallim politik, që gjimnazi do të rikonstruktohet menjëherë brenda vitit të parë të mandatit. Do të bëjmë një gjimnaz shembull këtu në Rrogozhinë. Gjithashtu, kemi edhe dy qendra, për t’i rikonstruktuar, në mënyrë që të përmirësojmë edhe shërbimin shëndetësor.

Ajo që gjithashtu do bëjë një diferencë shumë të madhe për zonën, është ai premtim që e kemi bërë para fushatës, që është rruga Kashar-Rrogozhinë, që e bën zonën e Rrogozhinës si lagje të kryeqytetit  që të arrihet në 15 e maksimumi 20 minuta.

Kombinimi i përmirësimit të infrastrukturës, rrugë, ujësjellësa dhe infrastruktura e bujqësisë, kanalet vaditëse dhe kulluese së bashku me agroindustrinë, agroturizmin dhe turizmin, i japin zonës një mundësi ekonomike, një të ardhme të sigurt, në mënyrë që të gjithë ata të rinj e të reja që kërkojnë punë të mos i referohem vetëm shtetit, por të fokusohen tek puna private, tek puna e bazuar tek profesionet, zejet dhe sigurisht që të rrisin mirëqënien e tyre familjare dhe komunitare

Arben Ahmetaj

Në takimin e zhvilluar në njësinë Synej të Bashkisë Kavajë, Ahmetaj u ndal në diskutimin për taksat, për të sqaruar atë që Ministri e quajti miti i rritjes së taksave:

Ka një diskutim mes nesh për taksën. Ne erdhëm me moton “kush fiton më shumë, do paguajë më shumë” dhe çfarë bëmë? Gati 85 mijë bizneseve ose ua bëmë taksën zero, ose ua ulëm taksën nga 15 në 5%. Vetëm 19 mijë bizneseve ua bëmë taksën nga 10% në 15%. Përsa i përket biznesit të vogël që përbën 80% - 85% të bizneseve, që prek gati 500 mijë familje shqiptare, ne e ulëm taksën. Më thoni ju në të drejtën tuaj nëse është rritur ndonjë taksë

Arben Ahmetaj

Më besoni që kemi mundësi të ulim më shumë taksa, nëse të gjithë paguajmë taksa. Më besoni që kemi më shumë mundësi të ulim çmimin e energjisë, nëse të gjithë paguajmë energjinë. Më bësoni që kemi më shumë mundësi të ulim çmimin e ujit, nëse të gjithë paguajmë çmimin e ujit. A mund të investojmë dot në territor nëse nuk paguajmë taksa dhe nëse nuk paguajmë detyrime? Sigurisht që jo 

Arben Ahmetaj

Turi i qeverisë do të vijojë deri në fund të muajit qershor duke prekur të gjithë njësitë administrative në çdo bashki dhe qark të vendit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erald: 06/05/2018 14:03

    Hahahhahah o sa kam qesh...18.000 vende te lira pune...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit