Argjentina s'di si ta heqë, Sampaoli mbetet trajner falë...milionave

Argjentina s'di si ta heqë, Sampaoli mbetet trajner falë...milionave

Trajneri i Argjentinës, Sampaoli

Horge Sampaoli do të vazhdojë të jetë trajneri i Argjentinës…për momentin. Pas dështimit të Argjentinës në Botëror, shumëkush mendonte se gjëja e parë që do të bënte trajneri ishte dorëheqja, por Sampaoli ka insistuar se do të vazhdojë punën e tij ndërsa Federata Argjentinase nuk di si ta heqë qafe, pasi në mes ka shumë milionë dollarë që bëhen pengesë.

Drejtuesit e Federatës në fakt janë takuar sot me Sampaolin duke i kërkuar që të japë dorëheqjen, por trajneri nuk ka pranuar, pasi është i ndërgjegjshëm se ky do të ishte fundi i karrierës së tij nëse largohej si dështak. Ai e di mirë që te Argjentina nuk do e pushojë nga puna, pasi kontrata që ka lidhur ka një dëmshpërblim në rast shkarkimi prej 9,1 milionë dollarësh.

Edhe një ofertë më e ulët që i ka bërë Federata nuk është pranuar nga trajneri, i cili ka bërë të qartë se do të vazhdojë. Kësisoj, ai mbetet trajneri i Argjentinës, të paktën deri në Kupën e Amerikës të vitit 2019. Shkarkimi pas saj, do t’i kushtonte Federatës Argjentinase vetëm 1,5 milionë dollarë, një shumë që ajo do të ishte gati ta paguante që tani.

Ndaj palët sot janë ndarë pa një akord, me planin për t’u takuar përsëri disa herë para tetorit, kur Argjentina do të zhvillojë në miqësore me Brazilin në Arabinë Saudite, pasi anuloi një miqësore të programuar në shtator pas disfatës në Botëror. Mediat argjentinase janë të sigurta se federata do të bëjë maksimumin që deri atëherë, t’i ketë dhënë duart Sampaolit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit në mbledhjen e PL-së

FOTO/ Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit në mbledhjen e PL-së