Argjentinë, kanabis dhe kokainë në trofetë e Kupës së Botës/FOTO

Argjentinë, kanabis dhe kokainë në trofetë e Kupës së Botës/FOTO

​​​​​​​Droga në replikat në Kupën e Botës në Argjentinë

Bandat kriminale në Amerikën e Jugut janë përpjekur të fusin drogë në Argjentinë nëpërmjet replikave të Kupës së Botës.

Policia ka bllokuar 10 kg kokainë dhe 20 kg kanabis gjatë një aksioni në Buenos Aires. Kokaina ishte fshehur në tetë replika trofesh, secila që mbante 1.5 kg kokainë.

Besohet se banda zgjodhi temën e Botërorit për të fshehur tregtinë për të qënë më lehtësisht e transportueshme dhe pa rënë në sy.

Sipas qeverisë ata kanë operuar në disa vende të kryeqytetit.

Policia gjithashtu ka sekuestruar 400,000 pesos argjentinase që janë rreth 14,000 euro. Katër meshkuj dhe dy femra janë arrestuar gjatë operacionit.



(Droga në replikat në Kupën e Botës në Argjentinë)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

E konfirmon eksperti i merkatos, Armando Broja largohet nga Chelsea! Mbetet në Premier League

E konfirmon eksperti i merkatos, Armando Broja largohet nga Chelsea! Mbetet në Premier League