Argjentinë, zbulohet fosili i një prej gjigandëve të parahistorisë

Argjentinë, zbulohet fosili i një prej gjigandëve të parahistorisë

Momente gjatë gjetjes së fosilit në Argjentinë

Zbulohet në Argjentinë fosili i një prej gjigandëve të parë të parahistorisë së planetit tonë.

Ka jetuar rreth 237 milionë vjet më parë, në periudhën Triasike dhe ishte kushëri i largët i titanosaurve, ndër kafshët më të mëdha që kanë shkelur ndonjëherë mbi Tokë.

Paleontologët e kanë pagëzuar me emrin latin Ingentia Prima, që do të thotë Gjigandi i Parë.

Zbulimi është bërë nga kërkuesit e Universitetit Kombëtar të Argjentinës në San Juan dhe është botuar në revistën “Natyre”, “Ecologji” dhe “Evolucion”.

Sipas tyre, kjo kafshë jetonte në rajonet juglindore të kontinentit antik Pangea, në territorin aktual të Argjentinës, dhe kishte një aparat të frymëmarrjes të ngjashëm me atë të zogjve. Mendohet se peshonin deri në 90 ton.

Fosili i gjetur do të ndihmojë paleontologët të kuptojnë më mirë evolucionin dhe etapat e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë

Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë