POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Armë, drogë dhe prostitucion/ Kontrolli në banesë 'fundos' dy shqiptarët në Milano

Policia gjen drogën në shtëpitë e shqiptarëve

Karabinierët e Cremonas kanë arrestuar dy shqiptarë, S.A., 34 vjeç dhe T.E., 33 vjeç. Ata akuzohen për shfrytëzim prostitucioni, ndërsa në banesë policia iu ka gjetur drogë edhe armë.

Nga kontrolli në banesën e 34-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur policia ka gjetur 1.4 kilogram marijuanë të përzierë me substanca alkoolike me qëllim që të ruhej me gjatë. Po ashtu atij i është gjetur edhe një pistoletë të tipit "Browing" kalibër 7.65 me numrin e serisë të fshirë, si dhe një karikator të mbushur me 5 fishekë. Arma u gjet në tubat e ajrosjes në banjë e fshehur pas lavatriçes, ndër të tjera u gjendën edhe 200 gram marijuanë të paketuara në qese celefoni  termike të fshehura nën çatinë e banesës.

Ndërsa në shtëpinë e 33-vjeçarit, u gjet një revolver i pazbuluar, 5 gram kokainë dhe një shpërndarës elektronik. Atij iu gjet 1kg e 200 gr marijuanë e futur në disa bidona plastikë poshtë tavolinës së kuzhinës. Lënda narkotike ishte e përzier me substanca alkoolike që të zgjasnin kohën e ruajtjes së saj.

Të dy shqiptarët, të njohur për disa ngjarje kriminale, kishin tërhequr vëmendjen e policisë së Kremones për shkak të lëvizjeve rreth shtëpive të tyre të personave që kishin lidhje me botën e errët. Ata dyshohet se kishin lidhje me persona që zotëronin lokale ku ushtrohej prostitucioni në zonën e Emilias dhe Lombardisë.

ma.nd.
Komento