Armë me postë drejt Anglisë, Krimet e Rënda vendosin 8 vite burg për Saimir Cullhajn

TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 8 vjet burg, Saimir Cullhaj i cili akuzohej për trafik ndërkombëtar armësh. Prokuroria kërkoi 12 vite burg për Cullhajn, por falë kërkesës për gjykim të shkurtuar Cullhaj u dënua me 8 vite.

32-vjeçari u kap në 24 gusht 2017 pasi në aeroportin e Rinasit u kapën 3 pako të kompanisë DHL, në të cilat ndodheshin armë luftarake. Lidhur me ngjarjen u shpall në kërkim edhe Neritan Farian, 47 vjeç, nga Durrësi, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i Cullhaj.

Policia e arrestoi Sajmir Cullhajn pasi tek armët u gjendet gjurmët e tij të gishtave, ndërsa vetë ai e ka mohuar përfshirjen e tij në këtë rrjet duke deklaruar se nuk e dinte se çfarë kishte brenda në pako, dhe se po niste një dërgesë tek miku i tij në Angli.

“Një miku im me emrin Tani ma dha që ta postoja për në Britani. Unë nuk e di se çfarë kishte brenda. Bëra dorëzimin në postë dhe u largova me makinën e shokut tim. Kur u arrestova u njoftova edhe për atë që kishte brenda në pako",-tha Cullhaj para gjykatës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë