I armatosur dhe lëvizte me 'Jaguar'-i, arrestohet i forti i Vlorës, i dënuar për vrasje/VIDEO

Një operacion policor i Vlorës i koduar “Stroke”, ka çuar në pranga një person për armëmbajtje pa leje, i cili lëvizte me një automjet luksoz tip "Jaguar"-i. Në prangat e policisë ka rënë 38 vjeçari Elton Gërdhuqi lindur në Vlorë dhe banues në Sarandë. Gjatë ndalimit nga policia, në automjetin "Jaguar" atij i është gjetur një armë zjarri.

I arrestuari ka qenë i dyshuar në vitin 2000 për një ngjarje kriminale të ndodhur në aksin nacional Fier-Vlorë, ku gjatë një grabitje mbeti i vdekur punonjësi i një pike karburanti. Në atë ngjarje mbeti viktimëXhezo Braka, punonjës në atë pikën e karburantit. Elton Gërdhuqi ka qenë dënuar me 16 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe e Apelit të Vlorës për vrasje, por ky dënim është rrëzuar nga Gjykata e Lartë, ndërsa autorësia e krimit i ka mbetur bashkëpunëtorit të Gërdhuqit, Dorian Vero i cili është dënuar me 20 vite burg.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar një automjet tip “Jaguar” dhe armën e zjarrit pistoletë.

Në pranga edhe një i dënuar për kultivim kanabisi
Gjithashtu, gjatë një njëjtit operacion, është arrestuar edhe Rigert Memaj, 29 vjeç, banues në Vlorë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim nr.546 datë 25.09.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale ''Kultivimi bimëve narkotike''.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ''Kultivimi bimëve narkotike'' dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 284 dhe 278 të Kodit Penal.

Policia është e angazhuar maksimalisht për të përmbushur të gjitha detyrimet ligjore për të siguruar ambjente sa më të sigurta, veçanërisht përgjatë sezonit turistik, si dhe fton e nxit të gjithë shtetasit të cilët konstatojnë veprimtari antiligjore të telefonojnë në numrin pa pagesë 129 duke siguruar një reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shunden-Bunden: 07/09/2018 18:56

    Vlora me te forte se BABALJA nuk ka nxjerre nonjeh.

    Përgjigju
  • Kafsha: 14/06/2018 19:46

    Koha e të “fortëve” ka marë fund! Policia të bëhet akoma më e fuqishme!

    Përgjigju
    • Geri Trebicka: 22/09/2020 09:33

      Te fortet me te forte sot jane ata qe kane pushtetin politik dhe ate empresarial, qe me nje firme i fikin deren qindra personave

  • Cimi: 14/06/2018 00:47

    Po gon XHAFAJ e harruat ?

    Përgjigju
    • Babolja: 14/06/2018 16:22

      Jo se po kujtojme babalen tuaj o soj i shkerdhyer

  • Neandërtali: 13/06/2018 23:49

    Hahahahahaha

    Përgjigju
  • KANABISI: 13/06/2018 20:25

    PSE nuk eshte TAHIRI ME I FORTI I VLORES ?? SA TE FORTE KA VLORA ?? JANE KOZANOSTRA SHQIPETARE , TE MBESHTETUR NGA MAFIA E POLITIKES ( TAHIRAMETA).KA a edhe te TJERE PO NUK PO I PERMEND SE E MERR VESH PROKURORIA ARTA MARKU DHE I PRISH INVESTIGIMET .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, grabiti me armë një dyqan tek 'Myslym Shyri' dhe vodhi një argjendari nga tarraca, arrestohet 43-vjeçari (EMRI)

Tiranë, grabiti me armë një dyqan tek 'Myslym Shyri' dhe vodhi një argjendari nga tarraca, arrestohet 43-vjeçari (EMRI)