'Armën që hodha para se të vinte policia, është e imja', përgjimi që fundosi reperin Stresi

'Armën që hodha para se të vinte policia, është e imja', përgjimi që fundosi reperin Stresi

Reperi Stresi me një armë zjarri në dorë tip 'MP5'

Zbardhen të dhëna të reja mbi mënyrën e arrestimit të Arkimed Lushajt, djalit të Sali Lushaj. Reperi Stresi hetohej për një pistoletë të gjetur në rrugë nga policia e Tiranës, armë e cila ishte e llojit ''Beretta''. Arma ishte hedhur nga Lushaj në tokë sapo kishte parë policinë. Ngjarja ka ndodhur në korrik 2018 dhe për armën janë arrestuar dy shokë të Lushajt, të cilët momentalisht janë në masë sigurimi detyrim paraqitje.

Gjatë kësaj kohe, Lushaj ka dalë në rol periferik në përgjimet e kryera nga Krimet e Rënda për llogari të një dosje për trafik droge. Pikërisht në këto përgjime Lushaj thotë se armën e sekuestruar nga policia në korrik 2018 e ka pasur ai dhe jo dy shokët e tij të proceduar. Nisur nga këto prova, Prokuroria ka vlerësuar dhe ka kërkuar arrestimin e Stresit me pistoletën që ishte kapur në korrik 2018. Gjatë ekzekutimit të vendimit të Gjykatës, Policia e Shtetit lokalizoi Stresin në një hotel në Linzë në shoqërinë e një vajze.

Forcat policore kanë ndërhyrë dhe gjatë arrestimit, Stresit i është sekuestruar dhe një pistoletë tjetër "Beretta" dhe nje sasi e vogël kokaine. Për pasojë, Prokuroria tashmë ka hapur një çështje tjetër penale kundër Stresit duke e akuzuar për dy pistoleta pa leje në dy episode korrik dhe tetor 2018 dhe Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike.

Luçiano Kola dhe Kreshnik Vatoci janë dy shokët e Stresit të ndaluar dhe më pas liruar për ngjarjen e korrikut 2018. Edhe në këtë ngjarje pistoleta ka qenë e tipit "Pietro Beretta".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush