POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Armiqtë e duhur për Hashim Thaçin

Albin Kurti dhe Sali Berisha

Sali Berisha dhe Albin Kurti janë takuar sot në Tiranë për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj bisedimeve shqiptaro-serbe për shkëmbimin e kufijëve, udhëhequr nga Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiç.  Kundërshtimi për ndryshimin e kufijëve tashmë po bëhet linjë zyrtare e disa prej vendeve më të fuqishme të Europës, si Gjermania, Anglia apo Italia, dhe nuk ka mbështetje në faktorin shqiptar.

Në këtë pike, Berisha e Kurti janë në anën e shumicës së shqiptarëve dhe shumicës së faktorit serioz perëndimor, përjashto lobistët e presidentit Trump, që nxjerrin dhe ndonjë para me këtë rast, me shqiptarët e serbët.

Por ndërsa të gjithë janë kundër ndryshimit të kufijëve dhe po përpiqen të bllokojnë Hashim Thaçin, Berisha e Kurti duket se kanë një shqetësim tjetër, që tejkalon banalitetin e luftës ndaj Hashim Thaçit. Nga teksti që ata formulojnë së bashku dhe nga mënyra se si duan ta paraqesin veten, si shqiptarët që duan bashkimin kombëtar, këta të dy nuk janë të trembur nga ndryshimi i kufijëve dhe nuk luftojnë për dështimin e tyre, këta janë të trembur çmendurisht nga suksesi i mundshëm i Thaçit dhe hapja e lojës për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Thellë thellë këta të dy e besojnë më shumë atë që do të bëjë Thaçi, se vet Hashim Thaçi, dhe në delirin e tyre, kanë frikë se mos ndodh që ai “ja del” dhe bëhet “Babai” i bashkimit kombëtar.

Kjo është jo vetëm ana groteske e takimit të tyre, por është dhe ajo që i bën armiqtë e duhur për Hashim Thaçin. Atij i duhen pikërisht kështu “armiqsh”, nga këta që nuk kanë gjë me mos ndryshimin e kufijve, por mos ta bëjë atë gjë dikush tjetër, por ta bëjnë ata.

E kanë çështje të protagonizmit historik, jo çështje parimore. Pasi Kurti është për ndryshim kufijsh, se kërkon bashkim kombëtar dhe Berisha është për çdo gjë që i fuqizon atij delirin si udhëheqës.

Kjo është ana banale e takimit mes Sali Berishës dhe Albin Kurtit. Të dy nuk e honepsin njëri- tjetrin. Berisha, një ish- enverist i konvertuar në antikomunist, dhe Kurti, një djalë i edukuar me aspirata të forta lirie, që e gjen modelin e frymëzimit tek nacional-komunizmi i Enverit, janë dy liderë që nuk kanë asgjë të përbashkët.

Kurti është modeli i liderit asket, të ndershëm, frymëzues dhe nacional-komunist, Berisha është modeli i hajdutit klanor e familjar, autoritarist deri në vrasës për pushtet dhe shtet-shkatërrues.

Tani të dy i ka bashkuar Hashim Thaçi dhe e duan doemos serb. Berisha ka marrë flamurin e shpalljes së Hashim Thaçit agjent të Serbisë, me shpresë se kështu do të përmisojë faktin që fëmijët e tij e kanë gjyshen serbe, kurse Kurti është përfshirë deri në polemika familjare për mblesëri mes familjeve Thaçi e Vuçiç, me ç’rast ka marrë dhe një përgjigje të hidhur nga të dy.

Hashim Thaçi praktikisht ja ka dalë të bashkojë dy njerëz që nuk e honepsin dot njëri- tjetrin, dhe kjo është po ashtu një arsye e fortë se ata ndjehen më në hall nga ajo që po bën Hashim Thaçi, se sa pjesa tjetër e politikës shqiptare.

Hashim Thaçi mund të bllokohet lehtë në Kuvendin e Kosovës dhe bisedimet të ndryshojnë kah nga ruajtja e shteteve multietnike në Ballkan. Këtë mund ta bëjë parlamenti i Kosovës dhe ka mbështetje nga gjithë palët.

Kjo është vërtet një vrasje politike për Hashim Thaçin. Kjo që po kërkojnë nëpër dhëmbë Berisha e Kurti, është përtej kësaj. Ata nuk kanë hall të bllokohet ndryshimi i kufijëve, por duan të nxjerrin Hashim Thaçin nga ky proces, pasi thellë- thellë besojnë se ai mund ta bëjë këtë dhe këta dalin tepër në histori. Delirantë tipik shqiptarë, që për inat të vjehrrës shkojnë me mullixhiun./ Marre nga TEMA

d.ba.
Komento

Komente

  • Faik: 08/09/2018 19:24

    BRAVO Mero ! Ky Albin Kurti po të ishte i mirë dhe Patriot do ta kishte mbështetur Sugjerimin e HASHIM THAÇIT para 4-5 Vitesh , kur propozoi ADEM DEMAÇIN e Lavdishëm për PRESIDENT! I vetmi që ishte kundër ADEM DEMAÇIT , ishte ky SKUTHI Pusetave (Albin Kurti) , që hiqet si ATDHETAR i madh , por që është i URITUR për PUSHTET dhe për KARRIGE , për të VJEDHUR dhe PLAÇKITUR Shqiptarët e KOSOVËS ! RROFTË ADEM DEMAÇI ! RROFTË REXHEP QOSJA ! VDEKJE HAJDUTËVE dhe TRADHTARËVE të KOMBIT SHQIPTAR

    Përgjigju