Arratisja e Gruevskit, Policia: Doli nga Shqipëria më 11 nëntor, ishte pasagjer në makinën e ambasadës Hungareze

Policia e Shtetit ka reaguar pas lajmit të shpërndarë nga mediet serbe se ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski ka dalë nga Shqipëria në datë 11 nëntor 2018. Policia bën me dije se Gruevski ka dalë nga Shqipëria si pasagjer në makinën e ambasadës Hungareze. Mësohet se në datën kur Gruevski ka dalë nga territori shqiptar përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, ai nuk ka qenë në kërkim. Ai është shpallur në kërkim nga Interpol Shkupi më datë 13 nëntor 2018. Pavarësisht njoftimit të policisë shqiptare, burime për Report Tv bëjnë me dije se hyrja e Gruevskit është bërë përmes pikës kufitare të Bllatës në Maqellarë të Dibrës.

Njoftimi i plotë:

Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit duke iu përgjigjur interesimit të medias në lidhje me hyrjen dhe daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të shtetasit Nikola Gruevski, ju informon se:

Shtetasi Nikola Gruevski më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë. 

Në datën 11.11.2018 për shtetasin Nikola Gruevski nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim. 

Interpol Shkupi në datë 13.11.2018, rreth orës 19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas.

Ish-kryeministri maqedonas ndodhet në Hungari, por ende nuk dihet se cila është pika e fundit kufitare ku Gruevski ka kaluar për të shkuar në Hungari.  Mbi ish-kryeministrin maqedonas rëndon një fletë arresti. Ai vetë ka sqaruar në rrjetet sociale se ndodhet në Budapest dhe se ka kërkuar azil nga autoritetet hungareze. Ditën e djeshme, autoritetet hungareze i dhanë Gruevskit statusit e azilantit politik për arsye sigurie, raportojnë mediet maqedonase.

Në maj të vitit 2018, gjykata themelore në Shkup, e dënoi Gruevskin si fajtor për rastin ‘Tanku dhe e dënoi me 2 vite burg. Ish-kryeministri e apeloi vendimin, dhe kërkoi të lirohej, por drejtësia maqedonase e ka shpallur fajtor për shpërdorim detyre, dhe blerjen e një makine tip Mercedes superluksoz me vlerë mbi 500 mijë euro, në kohën kur ishte kryeministër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:10
Arratisja e Gruevskit në Hungari dhe kalimi nga Shqipëria, gazetari Zekirja Mexhiti: Dyshohet se është ndihmuar nga persona të tjerë

Gazetari Zekirja Mexhiti në një lidhje telefonike me Report Tv ka dhënë informacion lidhur me arratisjen e ish-kryeministrit Nikola Gruevski në Hungari, ku sot u bë publik fakti se ai ka dalë nga territori shqiptar në datën 11 nëntor. 

Gazetari ka thënë se për Gruevskin autoritetet maqedonase kanë përgatitur një dokumentacion prej 400 faqesh. Gjithashtu, Mexhiti ka thënë se dyshohet se ish-kryeministri është ndihmuar nga të tjerë persona për t’u arratisur.

Mediet maqedonase mendojnë se arratisja është bërë nga kufiri me Serbinë. Autoritetet kanë përgatitur dokumentacionin prej 400 faqesh. Informacioni tjetër është se dyshohet se ish-kryeministri është ndihmuar nga të tjerë persona për t’u arratisur. Në Maqedoni ende nuk ka një version zyrtar lidhur me pikën e fundit kufitare se ku ka kaluar Gruevski. Është dënuar nga gjykata, besohet se autoritetet hungareze do i respektojnë procedurat.

Zekirja Mexhiti, gazetar

Ora 18:52
Report Tv zbardh detaje, si hyri Gruevski në Shqipëri, nisin verifikimet e kamerave të sigurisë

Dalin detaje të reja lidhur me hyrjen dhe daljen e ish-kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski nga Shqipëria.  Report Tv ka mësuar nga burime në Policinë e Shtetit, se dyshohet se Nikolla Gruevski ka hyrë në Shqipëri nga pika kufitare e Bllatës në Maqellarë të Dibrës.

Dyshohet se Gruesvki mund të ketë kaluar kjo pikë kufitare, dhe për këtë arsye po kontrollohen kamerat e sigurisë. Verifikime po bëhen edhe në pikat e tjera kufitare në vend. Sipas të dhënave Gruevski kur ka lëvizur në Shqipëri shoqërohej nga disa automjete të tjera.

Rol kyç në transportin e tij ka patur Ambasada Hungareze në Shqipëri që i ka vënë në dispozicion makinën me targa diplomatike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete