Arratisja në Hungari/ Mediat: Gruevski nuk iku nga Shqipëria

Arratisja në Hungari/ Mediat: Gruevski nuk iku nga Shqipëria

Nikolla Gruevski, ish kryeministri i Maqedonisë.

Rreth dy muaj pas largimit të tij në Hungari raportohet se Nikolla Gruevski, ishkryeministi i Maqedonisë nuk është larguar nëpërmjet pikave të vendkalimit kufitar nga Shqipëria, raportojnë mediat maqedonase.  

Nga hetimet e kryera deri më tani nga prokuroria themelore, sipas burimeve të medias ISK. MK rezulton se në arratisjen e tij Gruevskit nuk ka patur asnjë leje zyrtare pikat zyrtare të vendkalimit as nga Qafë Thana, as nga Shën Naumi, që janë pika kufitare me Shqipërinë, të vendosura në afërsi të Ohrit dhe Strugës.

Gjithashtu bëhet e ditur se Prokuroria ka kontrolluar inçizimet e kamerave të sigurisë dhe ka marrë në pyetje policinë kufitare, dhe është konstatuar se në asnjë prej vendkalimeve kufitare të Maqedonisë, nuk ka shkelur këmba e Nikolla Gruevskit.

Nga hetimet e ndjekura të prokurorisë deri më tani thuhet se për çështjen se si Gruevski ka hyrë në Hungari me letërnjoftim (pasi pasaportën ia ka marrë Gjykata Themelore Shkupi 1), kjo është çështje e këtij shteti të BE-së.

Gjithashtu sipas agjencisë së lajmeve maqedonase ISK.MK nga inçizimet e kamerave të sigurisë në kufinjtë e Shqipërisë dhe Malit të Zi, Prokuroria për krim të organizuar ka konfirmuar se ka kaluar me automjet diplomatik në Malin e Zi, e pastaj në Serbi, prej ku pastaj ka arritur në destinacionin e tij të fundit që ishte Hungaria ku siguroi azil politik.

Pas arratisjes më 11 nëntor 2018, më 13 nëntor nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’ Gruevski njoftoi se gjendet në Hungari, ndërsa një javë më vonë tregoi se autoritetet e atjeshme ia kanë pranuar kërkesën për azil.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexues: 03/01/2019 16:39

    Po ça jajdarin thone keta tanet qe iku nga ne por qe nuk kishin ndonje arsye per ta ndaluar?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Putin: Do të godisnim avionët F-16 të përdorur nga Ukraina edhe në aeroportet e NATO-s! Scholz: As trupa, as raketa Taurus në Kiev

Lufta në Ukrainë/ Putin: Do të godisnim avionët F-16 të përdorur nga Ukraina edhe në aeroportet e NATO-s! Scholz: As trupa, as raketa Taurus në Kiev