Arrestimet/ Basha i quajti cironka, Kryemadhi i del kundër: Sinjal shumë i mirë, policia, kujdes nga dekonspirimi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur pozivitisht për aksionet e Policisë së Shtetit. Në ndryshim nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili u shpreh se aksionet e policisë, janë ‘cironka’ për të shpëtuar peshkun e madh, që sipas Bashës është kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Në një takim me strukturat e LRI-së në Vlorë, Kryemadhi i ka quajtur këto operacione, ‘një sinjal’ pozitiv për të ardhmen e vendit. Kryemadhi i ka bërë thirrje policisë së Shtetit, që të ketë kujdes nga dekonspirimi i operacioneve.

Pjesë nga deklarata e Monika Kryemadhit:

Kemi dëgjuar për arrestimet e fundit që kanë ndodhur në Shqipëri që është një sinjal shumë i mirë për hir të së vërtetës, për shkak të sigurisë, është një sinjal shumë i mirë për të rinjtë, për t rejat, për popullin shqiptar, si një mundësi për të parë që diçka do të fillojë dhe do të shkojë në vend. Është një sinjal i mirë, sepse të ndalosh sot grupe kriminale apo të zbulosh laboratore droge, të cilat në një farë mënyre kanë njollosur të ardhmen e Shqipërisë, apo emrin e Shqipërisë në hartën e Europës, është diçka që fillon ti lëvizi gjërat, por nga ana tjetër skepticizmi, jo vetëm i klasës politike, por edhe skepticizmi i njerëzve është se sa e qëndrueshme do të jenë institucionet e drejtësisë, për të përballuar presionet e këtyre grupeve dhe bandave kriminale, të cilat janë arrestuar.

Janë arrestuar me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, bashkë me strukturat e policisë shqiptare dhe përfitoj nga rasti për të falenderuar të gjithë ata individë, apo segmente, apo struktura të përfshira në këtë aksion kundër grupeve kriminale, por nga ana tjetër i bëj thirrje të gjithave atyre institucioneve, të cilët sot kanë në dorë lirimin ose ndalimin e tyre, që të jenë shumë të kujdesshëm që këtë aksion të ndërkombëtarëve në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, të mos ta dështojnë, të mos ta dekonspirojnë, por të ecin përpara.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 24/10/2018 00:24

    Hala kujtoni se denohet Monikaaaa? Hahaha. Kurreeee. Hala ky shtet nuk denoi Dritan Dajtin,gjyq qesharak per Fullanin. Po ashtu folet dhe per Kryeprokurorin Llalla i cili vazhdon jeten i qete. Po ashtu Basha qe do e fusnin ne burg per Rrugen e Kombit. Harrojeni popull qe kur nuk kishin frik e po jetojn ne luks kto emrat lart Monika i takon te denohet pas vdekjes. Hahahaha. Jemi deeeeele.

    Përgjigju
  • Fredi: 24/10/2018 00:08

    Ik moj gërdall

    Përgjigju
  • Highlanderi: 23/10/2018 22:19

    Me demeke Monika i zbathi...

    Përgjigju
  • ilir: 23/10/2018 20:30

    me ne fund monika u dorëzua,,,

    Përgjigju
  • Turi: 23/10/2018 19:37

    Të paktën e vlerëson punën e mundimshme të policis. Bravo Mona, kohërente dhe realiste.

    Përgjigju
  • besford fadil BAJG gjoleka: 23/10/2018 19:26

    O monika siç dukesh të ka hyr frika në palc e tani mendon ta dredhësh qē të mbulosh pislliqet e tua e ato të burit tënd like floririt po është e pa mundur do paguash për gjithçka ke bër ske shpëtim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja dështoi 4 herë, Ndreca: Ne s’e kemi bojkotuar! Mos bëni deklarata politike

Mbledhja dështoi 4 herë, Ndreca: Ne s’e kemi bojkotuar! Mos bëni deklarata politike