Arrestimi i Begos/ PD pyet Ballën: A ishe sekser i trafikantit? Sa herë folët në telefon?

Arrestimi i Begos/ PD pyet Ballën: A ishe sekser i trafikantit? Sa herë folët në telefon?

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj

Partia Demokratike ka vijuar me akuzat në drejtim të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas arrestimit të trafikantit të dënuar nga drejtësia italiane tashmë i arrestuar në Greqi, Edmond Bego.

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, në një konferencë për mediat nga selia e PD-së renditi një sërë pyetjesh drejtuar Ballës, ku mes të tjerash, Alibeaj e pyet deputetin socialist nëse ka komunikuar me Begon nëpërmjet numrit celular “0682049189”.

Pjesë nga deklarata e Alibeajt:

Qeveria në pakt me krimin, parlamenti i varur nga krimi, policia e drejtuar nga krimi dhe prokuroria nën urdhrat e krimit po heshtin për t’i dhënë kohë numrit dy të Partisë Socialiste, që të mbulojë me harresë akuzat publike për lidhjet e tij me trafikantin e rrezikshëm ndërkombëtar të drogës, Mond Bega. Në vend që policia t’u thotë shqiptarëve pse autoritetet greke kanë arrestuar dhe kanë vendosur të mbajnë në burg narkotrafikantin me lidhje politike, policia hesht.  Në vend që prokuroria të nisë menjeherë hetimet për të zbardhur arsyet e mosveprimit të Policisë së Shtetit ndaj trafikantit të shndërruar në biznesmen të fuqishëm ndërtimi, prokuroria hesht.

Ne vend që Edi Rama t’i kërkojë Taulant Ballës të sqarojë pozicionin e tij, Edi Rama hesht. Në vend që Taulant Balla t’u përgjigjet pyetjeve, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, hesht, me shpresën se gjithçka do të harrohet. Taulant Balla dhe padroni i tij, Edi Rama, e kanë gabim. Shqiptarët dhe partnerët tanë janë bindur se Shqipëria është kthyer në parajsën e krimit të organizuar, për shkak të lidhjeve direkte me drejtuesit më të lartë të pushtetit. Duke përfaqësuar pjesën më të mirë dhe më të madhe të shoqërisë që nuk pranon të qeveriset nga krimi, Partia Demokratike nuk do të heqë dorë nga misioni i saj për të shkëputur krimin nga politika. Policia e Shtetit dhe prokuroria duhet t’u thonë shqiptarëve: Si është e mundur që një trafikant ndërkombëtar droge, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane arrestohet nga Policia greke, por jo nga Policia shqiptare? Çfarë e pengon prokurorinë të zbatojë ligji Antimafia për sekuestrimin e pasurisë dhe bisneseve të trafikantit ndërkombëtar të drogës Mond Bego.

Ndërsa Taulant Ballën nuk e ndihmon dot fshehja pas mashtrimeve të trasha të zëdhënësit të krimit në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, i cili tha dje se trafikanti i drogës ishte liruar menjëherë nga drejtësia greke. Taulant Balla duhet t’u shpjegojë shqiptarëve:

Çfarë e lidh me trafikantin e drogës, të shndërruar në biznesmen të fuqishëm këto dy vitet e fundit?

Sa herë ka komunikuar me Edmond Begën në numrin e telefonit 0682049189?

A është Taulant Balla sekser për miliona euro punë publike të marra nga kompania e ndërtimit të narkotrafikantit biznesmen?

Këtyre pyetjeve Taulant Balla nuk u shpëton dot. Drejtësia vonon, por nuk harron!

Edmond Bego u arrestua pak ditë më parë nga policia e Igumenicës në pikën kufitare me Shqipërinë, atë të Qafë-Botit. Bego po kthehej nga pushimet e tij në Korfuz. Sot, ai doli para gjykatës greke ku u vendos masa e sigurisë arrest me burg. Që pas arrestimit, e majta dhe e djathta shqiptare janë përfshirë në akuza të ndërsjellta, ku demokratët akuzojnë PS-në, Ramën dhe Ballën si lidhje direkte të Begos, ndërsa socialistët rikujtojnë lirimin e tij nga Gjykata shqiptare, dhe konvertimin e dënimit. Sipas PS-së ishte qeveria demokrate që loboi në lirimin e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sali krimineli: 20/08/2018 18:19

    ashtu me te lumte goja more djale.dilni dhe villni se ka te trashe shume akoma qe na besojn,dilni shpifni per cdo gje qe kishte lidhje me ne te shqupit ,duhet qe te trashet e ketij kombi tju besojn se ne perrallat i tregojm te bukura dhe kafshet qe nuk kane tru na besojn per cdo fjale e shpifje qe themi,se veten ne jemi te kulluar.shpejt se rrezikohet zeni dhe po i ndodhi gje atij gjeni vend e te futeni qe te gjithe me lul me nul me thuthuq,asnje ska per te ndelur do veni te i ndjeri sokol po nuk bet ate qe them une dhe po nuk gjetet cfare kam une ne mendje

    Përgjigju
    • Arbër: 20/08/2018 20:52

      Ky torollaku qenka kthyer nga pushimet...

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Gjermani, arrestohet ndihmësi i një eurodeputeti, dyshohet se spiunoi për Kinën

Gjermani, arrestohet ndihmësi i një eurodeputeti, dyshohet se spiunoi për Kinën