Arrestimi i drejtorit të Hipotekës në Shkodër, reagon Etilda Gjonaj: Ligji do godasë pa asnjë tolerim

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar pas arrestimit të kreut të Hipotekës së Shkodrës, Zamir Leka, i akuzuar se ka pranuar të marrë para nga persona të tjerë në këmbim të regjistrimit të pronave. Gjonaj tha në një deklaratë për shtyp nga Ministria e Drejtësisë se ligji do godasë pa asnjë tolerim çdo shkelës dhe zyrtar që abuzon me detyrën. 

Jam këtu për të përgëzuar bashkëveprimin mes Prokurorisë, Policisë së Shtetit dhe organeve të tjera ligjzbatuese, të cilat janë konkretizuar sot me ndalimin e Regjistruesit të ZVRPP Shkodër dhe një specialisteje të këtij institucioni. Të njëjtën vendosmëri dhe bashkëpunim do të duhet të demonstrojmë edhe në një sërë veprimesh të tjera të nisura tashmë.

Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë

Deklarata për shtyp e Ministres së Drejtësisë:

Platforma e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al dhe Task Forca Antikorrupsion e Qeverisë nga njëra anë, si edhe bashkëpunimi në rritje Prokurori – Polici e Shtetit nga ana tjetër, po e fuqizojnë dita-ditës kapacitetin goditës të shtetit. Jam këtu për të përgëzuar bashkëveprimin mes Prokurorisë, Policisë së Shtetit dhe organeve të tjera ligjzbatuese, të cilat janë konkretizuar sot me ndalimin e Regjistruesit të ZVRPP Shkodër dhe një specialisteje të këtij institucioni.

Por jo vetëm ky rast. Një sërë operacionesh të finalizuara me sukses ditët e fundit janë frut i bashkëpunimit midis strukturave antikorrupsion, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë. Mjafton të përmendim ndalimin nga Policia e Shtetit të dy punonjësve të AKU-së në Durrës, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale të korrupsionit, të një tjetër punonjësi të ZVRPP Shkodër dhe dy shtetasve për ushtrim ndikimi të paligjshëm, për të vërtetuar efektshmërinë në rritje të forcës goditëse të shtetit kundër korrupsionit. Të njëjtën vendosmëri dhe bashkëpunim do të duhet të demonstrojmë edhe në një sërë veprimesh të tjera të nisura tashmë.

Dua të siguroj gjithë qytetarët se ky angazhim i përbashkët institucional do të vijojë me reagime konkrete, si një tregues i vendosmërisë së shtetit për të goditur pas asnjë tolerim, këdo që do të kryejë akte korruptive apo do të abuzojë me detyrën. Gjithashtu për të qenë transparent me publikun, ashtu siç dhe jemi angazhuar, nesër do të komunikojmë përsëri për një përmbledhje javore të rezultateve të veprimtarisë antikorrupsion.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Blendi: 25/09/2018 22:40

    Bjerri kokes ktyre qe vjedhin dhe rrjepin popullin. Nga ju brezi i ri i presim ndryshimet e shqiperise.

    Përgjigju
  • Denonco: 25/09/2018 22:39

    Znj Ministre ka mbi 4 muaj qe ka pasur informacion nga Kryeregjistruesi per lirimin e Regjistruesit te ZVRPP Shkoder nga detyra. Pse ka heshtur? Dhe njesia Antikorrupsion pse ka vonuar kaq shume muaj per te reaguar sic ka bere me zyrat e tjera?

    Përgjigju
  • Gena: 25/09/2018 22:33

    Na doli e forte dhe e drejte kjo ministre. Bravo i qofte.

    Përgjigju
  • Zana: 25/09/2018 22:32

    Ne na ke mbeshtetje per luften kundra korrupsionit qe ke nisur. Mua si qytetare dhe familjen time na ke fituar me kete shkarkimin e ketij maskarait te shkodres

    Përgjigju
  • Endri: 25/09/2018 22:30

    Ah cja beri mire ketyre maskarenjve. Hallall ja u beft zoti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dhjetëra studentë të arrestuar në Nju Jork për protestën pro Gazës

Dhjetëra studentë të arrestuar në Nju Jork për protestën pro Gazës