Arrestimi i Gjuriç në Kosovë, DASH: Shmangni përshkallëzimin e situatës

Arrestimi i Gjuriç në Kosovë, DASH: Shmangni përshkallëzimin e situatës

Departamenti Amerikan i Shtetit

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, ka reaguar lidhur me ngjarjet në veri. Nauert përmes një deklarate për shtyp thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë fuqishëm ngjarjet e së hënës në Mitrovicë, të cilat u tha në mënyrë të panevojshme rrisin tensionin dhe kërcojnë stabilitetin rajonal.

“Ne ju bëjmë thirrje të gjithë palëve ta shmangin përshkallëzimin e mëtejmë të situatës dhe të veprojnë me qetësi dhe të t’i zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore. Për të krijuar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan, Kosova dhe Serbia duhet të fokusohen në normalizimin e raporteve përmes dialogut”, thuhet në deklaratë, raporton Telegrafi.

Më tej pohohet se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin të gjitha palët në bisedime. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Titulli i 20-të, tifozët e Interit 'djegin' Duomon! Festë e madhe në Milano dhe qytete të tjera

VIDEO/ Titulli i 20-të, tifozët e Interit 'djegin' Duomon! Festë e madhe në Milano dhe qytete të tjera