Arrestimi i ish-drejtorit të spitalit rajonal Shkodër, thirrja e bashkëshortes: Mos u lumturoni me ligësinë tuaj

Arrestimi i ish-drejtorit të spitalit rajonal Shkodër, thirrja e bashkëshortes: Mos u lumturoni me ligësinë tuaj

Ish-drejtori Përparim Çela

SHKODËR - Pas një hetimi disa mujor nga prokuroria, policia ka pezulluar dhe arrestuar disa ditë më parë ish-drejtorin e spitalit rajonal Përparim Cela, mjekë dhe farmacistë, ndërsa katër janë në masën e sigurisë arrest shtëpie dhe dy në kërkim.

Pas arrestimit të Përparim Çelës, një reagim ka ardhur edhe nga bashkëshortja e ish-drejtorit Çela, Marjeta, e cila shkruan se kjo ngjarje ishte e përgatitur dhe e stisur me mjeshtri nga mendjet e liga dhe fatkeqe.

Më tej, ajo bën thirrje të gjithë ‘dashakeqëve’ që të mos lumturohe me plagët që shkaktojnë por ta jetojnë jetën siç duhet me zemër të pastër dhe me dashuri.

“Jo mor njerez jo, çudia me e madhe nuk zgjat veç tri ditë, helmi saj t’ka depërtu aq thellë sa ti nuk munesh me e nxjerr prej trupit e shpirti tat vec n’tri dit, ndaj kujdes, le ta hedh gurin i pari ai qe ka mëkatu më pak në kët bot çudinash që po jetojmë. Mos u knaqni dhe lumturoni me plagët që hapni nga helmi i vrerit t’ambicjes, egoizmit, paaftsis, keqadashis e ligsis që keni n’menjen dhe shpirtin tuj. Kjo jet asht shumë e shkurtër për mos me e jetu e shiju ashtu siç duhet , me zemër t’pastër e dashuri! 

Marjeta Çela

Ish-drejtori i spitalit të Shkodrës së bashku me mjekët dhe farmacistët të këtij institucioni u arrestuan dhe shpallën në kërkim, pasi në kundërshtim me detyrën i kanë kërkuar ministrisë së Shëndetësisë materiale të domosdoshme mjekësore për kabinetin e hemodinamikës më shumë sesa kishte nevoja spitali.

Sipas prokurorisë, në shkelje të ligjit, ata kanë kërkuar për blerje -tenderim, për periudhën kohore të mbetur të vitit 2016, pra, shtator-dhjetor 2016, një sasi shume te madhe 400 stendash (kateter, koronare dhe sete kirurgjikale te kardikirurgjise etj) jashtë çdo kriteri, apo kapaciteti që ky spital ka.

Postimi i plotë në Facebook:

Kur shpirti flet gegnisht! 
“Mos u mërzit, çudia më e madhe zgjat veç tri dit”
Na ka qëllu shpesh me e digju kët shprehje sa her na ndodh diça krejt paprit e pa pandeh. E nderkoh teksa jemi ashtu t’trullosun e t’habitun, e përpiqemi me e shpjegu e më pas për me e kuptu psenë e saj, na hyn n’vesh kjo fjalë, “hajt mos u merzit, tri dit zgjat, veç tri dit! 
E sot perball nji t’papritune t’radhës e cila është e stisun dhe e gatume me aq mjeshtri nga menje t’liga, diabolike e fatkeqe, unë munem me than: jo nuk munet me zgjat veç tri ditë. 
Pasi merr goditjen e papritun, ashtu siç vjen nji rrufe n’qiell t’pastër, ti mbetesh i shtangun n’ven e i ngurosun si shul n’mes askundit ku sekondat të duken orë e orët shekuj. 
Si munet me ken veç tri dit, kur je tan kohës i rrethum prej britmash intriguse e helmndjellse qe munohen me t’gërdhish e t’përdhos trup e shpirt teksa ti je mirë e qet n’pun dhe hallè t’uja?
E si munet me zgjat veç tri dit, kur për ma tepër kthetrat e tyne jan aq tinzare e t’liga saqë nuk synojn veç ty, po dun me u knaq e ngih me gjithça t’rrethon; fmi, burr, gru, nan e bab, miq e shoqni, mall e pasuni...me tan jeten tane?
E si munet me zgjat veç tri dit kur tan ajo që ti ke kriju emer, nder, dinjitet,familje e personalitet...dit për dit e pak nga pak, me mund e sakrificë, munohen me ta shkërrmoq e ta përdhos si patkeq?
Jo mor njerez jo, çudia me e madhe nuk zgjat veç tri ditë, helmi saj t’ka depërtu aq thellë sa ti nuk munesh me e nxjerr prej trupit e shpirti tat vec n’tri dit, ndaj kujdes, le ta hedh gurin i pari ai qe ka mëkatu më pak në kët bot çudinash që po jetojmë.
Mos u knaqni dhe lumturoni me plagët që hapni nga helmi i vrerit t’ambicjes, egoizmit, paaftsis, keqadashis e ligsis që keni n’menjen dhe shpirtin tuj. 
Kjo jet asht shumë e shkurtër për mos me e jetu e shiju ashtu siç duhet , me zemër t’pastër e dashuri!

Postimi i Marjetës në Facebook

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

PE-ja miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

PE-ja miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë