Arrestimi i Safet Rustemit, flet ministri belg: Pati vonesa, do ta vuajë dënimin në Shqipëri

Arrestimi i Safet Rustemit, flet ministri belg: Pati vonesa, do ta vuajë dënimin në Shqipëri

Koen Geens, ministri belg i Drejtësisë

BELGJIKË-Ministri belg i Drejtësisë, Koen Geens ka reaguar pas arrestimit në Shqipëri të Safet Rustemit (Bajri) dhe disa anëtarëve të tjerë të këtij grupi. Në një emision televiziv, Geens ka thënë se ka patur vonesa në dërgimin e dosjes në Shqipëri. Ministri ka pranuar faktin se autoritetet belge kanë punuar me ritme tejet të ngadalta për çështjen e Rustemit. Ministri ka thënë se ka patur probleme me procedurat dhe se diçka ka shkuar keq.

Nëse dikush ka fakte në vitin 2001 dhe të njëjtat fakte i ka sërish në dhjetorin e vitit 2017, është e çuditshme, por vonesa në arrestim nuk është për shkak të belgëve. Diçka shkoi keq në procedurat për dënimin e tij. Shërbimet tona mund të kishin punuar më mirë. Nëse Belgjika dhe departamenti i Emigracionit nuk do e kishte dëbuar Rustemin, nuk e di nëse këto fakte do të kishin dalë në dritë në Shqipëri. Bashkëpunimi mes dy agjencive ka qenë shumë i mirë.

Koen Geens, ministri i Drejtësisë në Belgjikë

Ministri ka folur edhe për vuajtjen e dënimit të Rustemit, duke qenë se mes dy vendeve nuk ka një marrëveshje ekstradimi. Ministri ka thënë se ka shumë mundësi që Rustemi ta vuajë dënimin e shtetit belg në Shqipëri, pavarësisht se avokati i tij Sven Mary e ka kundërshtuar këtë fakt.

Ka shumë mundësi që Rustemi ta vuajë dënimin e tij në Shqipëri, pasi mes dy vendeve nuk ka një marrëveshje. Do kishte qenë më mirë që ky person të mos ishte larguar nga Belgjika, pasi Bajri ka 3 dënime në Belgjikë me 9, 5 dhe 8 vite burg.

Koen Geens, ministri belg i drejtësisë

Deklarata e Geens vjen 4 ditë pas arrestimit të Safet Rustemit në një bilardo në Tiranë. Rustemi u shpall në kërkim nga autoritetet belge gjatë muajit korrik. Rustemi është dënuar në Belgjikë për disa vepra penale, ndërsa më e rënda është ajo e dhunimit dhe shfrytëzimit të grave të reja për prostitucion. Mediet belge u alarmuan pas kthimit të Rustemit, dhe e etiketuan Shkodrën si një Palermo, ku kontrollin e kishin 5 familje mafioze.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:53
Zv/ministri i Brendshëm: Kishim në plan ta arrestonim Safet Rustemin që në prill

Në shkrimin e medieve belge citohet edhe zv/ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari, i cili ka thënë se është kërkuar që në prill që Belgjika të jepte vendimin për Safet Rustemin (Bajri), për t’a arrestuar, por procedurat kanë vonuar 5 muaj.

 “Autoritetet shqiptare kanë kërkuar disa herë që nga prilli 2018 për vendimin e gjykatës kundër Safet Bajrit (Rustemi) që më pas të bënim atë që kishim në dorë, por në përgjigjen që morëm s’kishte informacion.”-ka thënë Besfort Lamallari.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MOS.: 25/09/2018 23:04

    SHIKONI so po jeton e Ben BIZNES TAHIRAMA .DREJTESINE NE BELGJIKE DHE NE ITALI KETA MAFIOZET TANE QEVERITARE E KANE NE TAVE .E BLEJNE LIRE DHE E SHESIN SHTRENJTE.BALILET PO LIROHEN HABILET PO PAGUAJNE DHE MINISTRAT ITALIANE JANE TE KORRUPTUAR .ASGJE NUK GJYKOHET SI DUHET .MINISTRI YNE XHAFAJ KA VELLANE NE ITALI DHE QEVERIA ITALIANE E PRET DHE E LAVDERON .META ESHTE HAJDUT I THESARIT TE SHTETIT DHE MBAN LEKSIONE PER TE DREJTAT E NJERIUT NE OKB .AMERIKA KA VESHE KA INVESTIGUES ?? SI FTON PER PARTI NJE KRIMINEL NE NEW JORK .SHAME ON THEM ALL.

    Përgjigju
  • Kansas City: 25/09/2018 22:51

    Kane 20 vjet qe Bajri Brothers i kane nxjerr ujin e zi Belgjikes, Hollandes dhe Luksemburgut, sepse me Italine kishin kohe qe kishin mbaruar pune dhe ky del e thote pa piken e turpit se dicka nuk ka punuar mire!! Kjo them se duhet te justifikoje disi edhe veprimet e autoriteteve shqiptare ose keta djem jane me fat!!

    Përgjigju
  • Yoxh: 25/09/2018 22:33

    Tesh ju hap qielli Safetit ! Jeton ne burg ne Shqipni ma mir se ne shtepi te vet! Me k**va e me koka sa ti dojn zemra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Itali, arrestohen 1 pakistanez dhe 1 afgan për rrëmbim dhe dhunë seksuale, shpallet në kërkim shqiptarja

Itali, arrestohen 1 pakistanez dhe 1 afgan për rrëmbim dhe dhunë seksuale, shpallet në kërkim shqiptarja