Morën peng të riun në Elbasan, arrestohen 3 persona, del arsyeja: Dyshonin se u kishte vjedhur banesën(Emrat)

Morën peng të riun në Elbasan, arrestohen 3 persona, del arsyeja: Dyshonin se u kishte vjedhur banesën(Emrat)

Foto ilustruese

Tre shtetas janë arrestuar në flagrancë në Elbasan, pasi kanë marrë dhe kanë kërcënuar brenda banesës së tyre një 25-vjeçar. Arben Raxha, Bekim Raxha dhe Erion Kaçuli kanë kërcënuar një 25-vjeçar me iniciale A.S.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se i riu është akuzuar nga tre pengmarrësit se u ka vjedhur shtëpinë, gjë që ka sjellë më pas kërcënimin në makinën e tyre.

Njoftimi i plotë

Elbasan 

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Arben Raxha, 48 vjeç 
• Bekim Raxha, 21 vjeç, 
•Erion Kaçuli, 18 vjeç , të tre banues në fshatin Griqan, Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, për motive të dobëta, kanë marrë e kërcënuar në mjetin e tyre, shtetasin A.S, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë", parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë