Arrestohen 7 luftëtarë të ISIS në Maqedoni, u kthyen nga Iraku dhe Siria

Arrestohen 7 luftëtarë të ISIS në Maqedoni, u kthyen nga Iraku dhe Siria

Luftëtarët e ISIS

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë tha se policia ka arrestuar sot shtatë persona që besohet se kanë luftuar në Siri dhe Irak krahas kryengritësve islamikë. Rreth identitetit të personave të arrestuar nuk janë dhënë hollësi.

Policia tha se të arrestuarit, të moshave nga 23 deri në 41 vjeç, ishin akuzuar lidhur me dy raste të veçanta në vitet 2015 dhe 2016 për pjesëmarrje në luftërat në Siri dhe Irak.

Nëse shpallen fajtorë ata përballen me deri në 10 vjet burg. Autoritetet maqedonase thonë se më shumë se 100 shtetas të tyre ndodhen në Siri dhe Irak për të luftuar, dhe se deri tani rreth 20 janë vrarë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Asgjë nuk do të më ndalojë: Celine Dion flet për sindromën e ‘Njeriut të ngurtë’

Asgjë nuk do të më ndalojë: Celine Dion flet për sindromën e ‘Njeriut të ngurtë’