Arrestohen dy të dyshuar për lidhje me ISIS-in në Danimarkë

Arrestohen dy të dyshuar për lidhje me ISIS-in në Danimarkë

Foto ilustruese

Dy persona të dyshuar për lidhje me ISIS-in janë arrestuan në Kopenhagë të Danimarkës, ka njoftuar policia daneze këtë të mërkurë.

Të arrestuarit u akuzuan për përpjekje për të furnizuar militantët e Shtetit Islamik me dronë, të cilët grupi ekstremist i përdor për të kryer sulme terroriste.

Të dy personat dyshohet se janë anëtarë të një rrjeti më të gjerë, që dërgon dronë dhe furnizime të tjera për Shtetin Islamik nga Danimarka.

        Deklaron policia.

Sipas autoriteteve, janë shprehur se nuk i bëjnë publikë emrat e tyre apo ndonjë detaj tjetër në lidhje me ta.

Të arrestuarit u akuzuan për përpjekje për të bashkëpunuar me terroristë jashtë vendit dhe do të dalin para gjykatës të enjten.

Për sa i përket Shtetit Islamik për të kryer sulme në Siri dhe Irak ka përdorur vazhdimisht dronë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet