POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Arrestohet vëllai i Messit për armëmbajtje pa leje dhe aksident me jaht, dënohet me 30 muaj burg

Foto ilustruese

Rreth një viti më pare, pas një aksidenti me jaht dhe gjetjes së një arme në të, vëllai i Lionel Messit, Matias Messi ka marrë dënimin me 30 muaj burg. Ka qenë ky vendimi i gjykatës së Argjentinës për Messin, pasi rëndonte akuza e armëmbajtjes pa leje.

Mirëpo, dënimi i yllit të Barcelonës është konvertuar në punë në shërbim të komunitetit. Gazeta “La Capital” në qytetin Rosario të Argjentinës ka informuar se vendimi u arrit pas një marrëveshje me prokurorët.

Bëhet e ditur se matias ishte dëmtuar edhe vetë në aksidentin me jaht dhe se ishte shtruar në një spital në Santa Fe të Argjentinës, ku mbahej në arrest nga policia.

Sipas avokatit të 35-vjeçarit, pranoi se klienti i tij ishte përplasur, por mohoi që të posedonte armë. Ai u gjykua në gjendje të lirë dhe tashmë është njohur edhe me vendimin e gjykatës.

a.de.
Komento