Nuk e zunë plumbat, u vra me thikë, arrestohet njëri prej vrasësve të shqiptarit në SHBA (Detaje)

Nuk e zunë plumbat, u vra me thikë, arrestohet njëri prej vrasësve të shqiptarit në SHBA (Detaje)

Grei Frashëri

SHBA-Policia ka arrestuar një person për vrasjen e shqiptarit Grei Frashëri pak ditë më parë. I arrestuari është Anthony Valentini 35 vjeç, me precedent të mëparshëm penal, pasi ka qenë i arrestuar për armëmbajtje dhe drogë.  

Sipas grupit hetimor, Anthony Valentini qëlloi me armë Grei Frashërin, por plumbat nuk e zunë, ndërsa më pas shqiptari u godit për vdekje me thikë në qafë nga një bashkëpunëtor i 35-vjeçarit, cili është në kërkim.

23-vjeçari shqiptar humbi jetën në datë 7 shtator në Bay Ridge të Brooklyn, pavarësisht ndihmës së parë që iu dha nga një agjent i shërbimit sekret amerikan. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe personat e përfshirë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS