Arrestohet efektivja e policisë në Rinas, lejoi kalimin e 7 turqve pa i regjistruar në sistem (EMRI)

Arrestohet efektivja e policisë në Rinas, lejoi kalimin e 7 turqve pa i regjistruar në sistem (EMRI)

Foto ilustruese

TIRANE - Arrestohet në flagrancë një punonjëse të Policisë Kufitare në Rinas nën dyshimet për shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. SHCBA ka prangosur efektiven e policisë, Brunilda Duda. Dyshimet për implikimin e punonjëses së policisë Brunilda Duda, me detyrë kontrollore në Komisariatin e Policisë Kufitare dhe Emigracionit Rinas, lindën pas kapjes së 7 shtetasve turq, që tentuan të kalojnë kufirin shqiptar drejt Malit të Zi, të cilët deklaruan se kishin hyrë nëpërmjet Rinasit në Shqipëri.

Nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas janë lejuar të hyjnë në territor në mënyrë anti ligjore, nga punonjësja e policisë Duda, duke mos kryer regjistrimin në sistem. Tashmë mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”. 

Hetimet po vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë. SHÇBA garanton se do të ndjekë me seriozitet çdo denoncim në media dhe nga qytetarët dhe i nxit ata të telefonojnë në numrin pa pagesë 0800 90 90 për çdo paligjshmëri që konstatojnë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 21/09/2018 12:17

    Perse vetem shperdorim detyre? Ata 7 turq qe kane hyre pa i futur ne sistem kjo mund te ishin dhe terroriste. E kuptoni tani qe siguria kombetare eshte 0 . Arestoni dhe ish shefin e saj Ermal Milorin se me ate i ndan parate. Gojet e liga ne Rinas thone qe e ka te dashur ky pijaneci i tepelenes.

    Përgjigju
    • Meti: 21/09/2018 14:59

      E sakte

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Siguria Publike, Balla firmos në Abu Dhabi marrëveshjen për zhvillimin e projektit SMART CITY

Siguria Publike, Balla firmos në Abu Dhabi marrëveshjen për zhvillimin e projektit SMART CITY